Forumi i Sundimit të Ligjit
Forumi rajonalvjetor i Sundimit të Ligjit, i themeluar më 2014 nga AIRE Centredhe Civil Rights Defenders, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit për përfaqësuestë gjyqësorit, juristë e pjesëtarë të organizatave joqeveritare në Ballkanin Perëndimor. Forumi ka për qëllim të promovojë zbatimine Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në rajon, të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të ndihmojë në procesin e integrimeve europiane të vendeve të rajonit. Çdo vit, forumi bën bashkë gjyqtarë nga rajoni të cilët janë pjesë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfaqësues të Gjykatave Supreme dhe Gjykatave Kushtetuese të rajonit, Kryetarë të Këshillave Gjyqësorë, Drejtorë të Akademive dhe Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor, Agjentë Qeveritarë para Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë ligjorë të shquar për të diskutuar për disa prej çështjeve kyçe me të cilat përballen vendet ballkanike kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Platforma e Sundimit të Ligjit për Ballkanin Perëndimor
Platforma e Sundimit të Ligjit për Ballkanin Perëndimor ka dalë nga Forumi i Sundimit të Ligjit, duke qenë se AIRE Centre dhe Civil Rights Defenders kanë parë nevojën për një platformë rajonale online e cila do të ofronte informacione përkitazi me zhvillimet, praktikat sidhe përvojat me sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor. Kjo platformë ofron pasqyrë gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit dhe të mbrojtjes së të drejtave individuale në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mal të Zi e Serbi, dhe mbështetet nga një ekip juristësh e ekpsertësh ligjorë. Platforma ka tri qëllime kryesore: përmirësimin e zbatimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të instrumenteve kryesore ndërkombëtare në gjykatat vendore në mbarë rajonin; forcimin e kapaciteteve vendore për t’i përmbushur kërkesat e sundimit të ligjit të cilat janë të domosdoshme për anëtarësimin në BE, si dhe promovimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira mes institucioneve ligjore vendore në mbarë rajonin.
Civil Rights Defenders është një organizatë e pavarur eksperte e cila punon për njerëzit, të drejtat civiile dhe politike të të cilëve cënohen, apo i ekspozohen rrezikut të cënimit të këtyre të drejtave në vendet ku respektimi i të drejtave të njeriut gati nuk ekziston. Civil Rights Defenders synon një botë ku liritë dhe të drejtat e njerëve respektohen për një botë më të sigurtë. Vizioni të cilin Civil Rights Defenders synon ta arrijë pëmes punës së vet është një botë paqësore dhe e sigurtë me liri e drejtësi për të gjithë. Për ta arritur këtë, ata punojnë për t’u ofruar njerëzve qasje në të drejtat civile e politike të cilat vendet e botës obligohen t’i sigurojnë.
Këtë punë ata e realizojnë vetë dhe në bashkëpunim me mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët ua shtrijnë dorën njerëzve të drejtat e të cilëve shkelen. Civil Rights Defenders synon t’i fuqizojë mbrojtësit e të drejtave të njeriut në vendet me diktaturë, në vendet të cilat kishin regjime autoritare, apo në vendet e prekura nga lufta.
Ata besojnë se të gjithë vendeve u duhet një shoqëri civile e fuqishme e cila i përcjell ata që janë në pushtet me qëllim të arritjes së zhvillimeve pozitive. Prandaj ata kombinojnë punën në fushën e të drejtave të njeriut me fuqizimin e partnerëve të tyre.
Më shumë mund të lexoni nët crd.org
AIRE Centre është organizatë joqeveritare e cila promovon ngritjen e vetëdijes për të drejtat e Ligjit Europian dhe ofron mbështetje për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ekipi i avokatëve ndërkombëtarë ofron informacione, mbështetje dhe këshilla për standardet ligjore të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës. Ky ekip ka përvojë të veçantë në argumentimin e rasteve përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ka marrë pjesë në më shumë se 150 raste. Në 20 vitet e fundit, AIRE Centre ka zhvilluar dhe ka marrë pjesë në një numër seminaresh në Europën Qendrore dhe Lindore të cilat u shërbyen avokatëve, gjyqtarëve, zyrtarëve qeveritarë e organizatave joqeveritare.
AIRE Centre është fokusuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në veçanti, ku ka qenë e pranishme për më shumë se një dekadë e gjysmë me një sërë programesh afatgjata të sundimit të ligjit në partneritet me institucionet e gjykatat vendore. Qëllimi ynë në këto programe ka qenë të promovohet implementimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në vend, të asistohet në procesin e integrimeve europiane si dhe të forcohet sundimi i ligjit dhe njohja e plotë e të drejtave të njeriut, si dhe të nxitet bashkëpunimi rajonal i gjykatësve dhe juristëve.
Më shumë mund të lexoni në airecentre.org
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.