член 6 (право на правично судење), трговија со луѓе, полиција и затвор, права на мигрантите

Në rastin Al Alo kundër Sllovakisë (kërkesa nr. 32084/19, dhe 10.02.2022) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur njëzëri se ka pasur shkelje të Nenit 6 §§ 1 dhe 3 (d) (e drejta për gjykim të drejtë/e drejta për sigurimin e pjesëmarrjes dhe shqyrtimit të dëshmitarëve) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti kishte të bënte me kërkesën e një shtetasi sirian se gjykimi dhe dënimi i tij me akuzën e trafikimit me emigrantë ishte i padrejtë. Më 28 janar 2017 kërkuesi u akuzua për lidhje me të tjerët për të kontrabanduar emigrantë. Dy policë, të cilët e kishin pasur kërkuesin nën vëzhgim në Bratisllavë, e kishin parë me dy emigrantë të dyshuar që hynin në një taksi që u nis drejt kufirit të Sllovakisë me Austrinë. Policët e kapën makinën dhe i ndaluan emigrantët. Edhe kërkuesi edhe emigrantët u morën në pyetje. Kërkuesi deklaroi se emigrantët i njihte për shkak të lidhjes së tyre me babain e tij dhe thjesht u kishte siguruar strehim dhe transport. Në anën tjetër, emigrantët pohuan se kërkuesi kishte punuar për transferimin e tyre në Gjermani si pjesë e një marrëveshjeje të rregulluar dhe të paguar paraprakisht. Kërkuesi, i cili nuk u përfaqësua nga ndonjë avokat në këtë fazë, nuk mori pjesë në intervistimin e emigrantëve. Askush tjetër nuk ishte pjesëmarrës në emër të tij. Aplikanti u shpall fajtor si i akuzuar më 11 maj 2017 dhe u dënua me pesë vjet burgim. Një pjesë e rëndësishme e provave kundër tij kishin ardhur nga emigrantët të cilëve ai u kishte ndihmuar, të cilët ishin marrë në pyetje vetëm në fazën para-gjyqësore të procedimeve. Më vonë, këta dëshmitarë ishin përjashtuar nga Sllovakia dhe rrjedhimisht munguan në gjykimin e kërkuesit. Në atë kohë kërkuesi kishte qenë pa avokat dhe nuk kishte marrë pjesë në intervistim para gjykimit.

Gjykata konkludoi se kërkuesit i ishte mohuar mundësia për të shqyrtuar ose për të marrë në pyetje dëshmitarët dëshmitë e të cilëve kishin peshë të madhe në dënimin e tij, pa arsyetim të mjaftueshëm. Në veçanti, edhe pse mungesa e emigrantëve në parim kishte bazë të vlefshme për t’u pranuar dëshminë e tyre para gjykimit, në bazë të fakteve nuk kishte mjaft arsye të mira për mospjesëmarrjen e tyre në gjykimin e kërkuesit meqë autoritetet kishin siguruar adresat e tyre dhe dokumentet e identitetit dhe kishin dështuar të shfrytëzonin masat për të siguruar pjesëmarrjen e dëshmitarëve online. As nuk kishte pasur faktorë të mjaftueshëm për të kundërbalancuar një disavantazh të tillë për mbrojtjen. 

Fakti se kërkuesi kishte zgjedhur të mos merrte pjesë në marrjen në pyetje të emigrantëve nuk mund të pranohej në asnjë mënyrë se përbënte heqje të plotë të së drejtës së tij për të shqyrtuar ose për të shqyrtuar dëshmitarët kundër tij. Autoritetet duhet të ishin siguruar që kërkuesi, i cili e kishte bërë të qartë që në fillim se kishte vështirësi të kuptonte çështjet ligjore, kishte qenë në dijeni të pasojave të mosushtrimit të të drejtave të tij. Andaj, procedimi kundër tij si i tërë nuk kishte qenë i drejtë.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut