Forumi i Parë i Sundimit të Ligjit ofroi mundësi të pjesëmarrjes në diskutime plenare me fokus rajonal në lidhje me pengesat kryesore për zbatimin vendor të Konventës, sfidat e përbashkëta në rajon si dhe për dobitë nga bashkëpunimi rajonal për tejkalimin e tyre. Gjykatat e Strasburgut i informuan pjesëmarrësit për zhvillimet e fundit në rastet e GjEDNj-së lidhur me çështjet që lidhen më së shumti me rajonin.
[FinalTilesGallery id='1']
Qëllimi i forumit ishte i trefishtë. Së pari, të promovojë zbatimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në rajon, së dyti, të nxisë bashkëpunimin rajonal për zhvillimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, dhe së treti, të ndihmojë në procesin e integrimit në BE në mbarë rajonin. Kjo është hera e parë që vendet e rajonit kanë bashkëpunuar në këtë mënyrë. Zëvendëspresidenti i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministri i Drejtësisë, Dusko Markovic, dhe Kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medinica, e hapën ngjarjen. Forumi gjithashtu ishte nikoqir i katër gjykatësve nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) në Strasburg. Pjesëmarrësit e ftuar ishin nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova 1 *, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia. Forumi bashkoi edhe Kryetarë Gjykatash Supreme dhe Kushtetuese nga rajoni, Drejtorë Akademish dhe Insititutesh të Trajnimeve Juridike, dhe Zyrtarë Qeveritarë pranë Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues organizatash joqeveritare dhe ekspertë të shquar ligjorë. Agjenda përfshinte (1) Prezantimin e Aire Centre në Databazën Europiane të të Drejtave të Njeriut për Europën Juglindore; seminare për gjykatës dhe panele të hapura diskutimesh mbi: (2) zhvillimet e reja në GjEDNj që janë relevante për rajonin, dhe (3) rëndësinë e zbatimit të aktvendimeve në vendet gjegjëse. Pjesëmarrësit u ftuan të merrnin pjesë në grupe të vogla punuese për t’i elaboruar më tej pikat e diskutimit të nxjerra në seminare. Në fund, forumi përfundoi me një prezentim të shkurtë të përfaqësuesit të Këshillit të Europës lidhur me aktivitetet dhe programet bashkëpunuese në rajon si dhe me një diskutim përmbyllës. Forumi ishte produkt i suksesshëm i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në fushët e reformave të drejtësisë në kontekstin e integrimeve europiane dhe organizatorët synojnë të jenë nikoqirë të kësaj ngjarjeje rajonale vit për vit.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.