Fokusi i Forumit të tretë ishte kërkesa për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit sipas Nenit 6 të GjEDNj-së, i cili garanton të drejtën e gjykimit të drejtë. Çështjet kryesore të diskutuara në Forum ishin: pavarësia e gjyqësorit nga ekzekutivi, parlamenti dhe partitë politike, mënyra e emërimit të gjykatësve, si dhe garancat kundër presionit të jashtëm. Pastaj, rëndësia e paanshmërisë – e cila nënkupton mungesën e paragjykimit apo anshmërisë – gjithashtu u vu në pah.
[FinalTilesGallery id='3']
Forumi i Tretë Rajonal i Sundimit të Ligjit për Europën Juglindore u mbajt më 18 dhe 19 mars 2016 në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, në Kuvendin e Qytetit të Sarajevës. Ky Forum vjetor, i nisur nga AIRE Centre dhe Civil Rights Defenders në mars të vitit 2015, tubon përfaqësues të lartë të gjykatave më të larta, pastaj përfaqësues institucionesh e organizatash joqeveritare nga i gjithë rajoni. Qëllimi i këtij Forumi është të nxisë bashkëpunimin rajonal për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe asistimit të vendeve të Europës Juglindore në proceset e integrimeve europiane. Forumi tashmë është në rrugë të mbarë për të qenë ngjarje kyçe e sundimit të ligjit në rajon, duke u ndihmuar udhëheqësve të institucioneve gjyqësore dhe të drejtësisë t’i shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të mësojnë nga njëri-tjetri, me qëllim të promovimit të respektimit më të madh të të drejtave të njeriut, standardeve më të larta të zbatimit të Konventës Europiane për të Drejtave të Njeriut, dhe integrimit më të shpejtë europian. Forumi i sivjetëm u organizua me mbështetjen e Zyrës së Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit, Qeverisë së Suedisë, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal si dhe GIZ-it Gjerman. Fokusi i forumit të tretë ishte nevoja për pavarësinë dhe paanshmërinë sipas Nenit 6 të GjEDNj-së, që garanton të drejtën për gjykim të drejtë. Më shumë se 120 pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia i përfaqësuan në këtë Forum. Pjesëmarrësit nga këto vende ishin Gjykatës të GjEDNj-së, Kryetarë Gjykatash Supreme dhe Kushtetuese nga rajoni, Drejtorë Akademish dhe Insititutesh të Trajnimeve Juridike, dhe Zyrtarë Qeveritarë pranë Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues organizatash joqeveritare dhe ekspertë të shquar ligjorë. Forumi i cili zgjati një ditë e gjysmë përfshiu diskutime në panel, grupe punuese interaktive dhe seminare, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësi të takohen e të japin kontributin e tyre.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.