Në vitin 2017, Forumi u përqendrua në Lirinë e Shprehjes sipas Nenit 10 të GjEDNj-së, dhe marrëdhënien e tij me Nenin 6 – të drejtën për gjykim të drejtë, si dhe me Nenin 8 – të drejtën për respektimin e jetës private. Forumi nxori në pah çështjet në vijim: lirinë e shprehjes dhe gjyqësorin, raportimin medial për çështjet gjyqësore, dhe gjuhën e urrejtjes në internet, në politikë e në media.
[FinalTilesGallery id='2']
Forumi i Katërt Rajonal i Sundimit të Ligjit për Europën Juglindore u mbajt më 17 dhe 17 mars 2017 në Tiranë, Shqipëri, në hotelin Sheraton. Ky Forum vjetor, i nisur nga AIRE Centre dhe Civil Rights Defenders në mars të vitit 2015, tubon përfaqësues të lartë të gjykatave më të larta, pastaj përfaqësues institucionesh e organizatash joqeveritare nga i gjithë rajoni. Qëllimi i këtij Forumi është të nxisë bashkëpunimin rajonal për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe asistimit të vendeve të Europës Juglindore në proceset e integrimeve europiane. Se Forumi është në vitin e katërt të organizimit është dëshmi i vlerës së kësaj ngjarjeje dhe është tregues i interesit të qëndrueshëm, mbase edhe në rritje, për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut në rajon. Forumi i sivjetëm u organizua me mbështetjen e Zyrës së Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit, Qeverisë së Suedisë, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal si dhe GIZ-it Gjerman. Fokusi i Forumit të katërt ishte Liria e Shprehjes sipas Nenit 10 të GjEDNj-së, dhe marrëdhënia e tij me Nenin 6 – e drejta për gjykim të drejtë, dhe me Nenin 8 – e drejta e respektimit të jetës private. E drejta për lirinë e shprehjes është e drejtë thelbësore në një shoqëri demokratike, por marrëdhënia e saj me këto të drejta të tjera megjithëse shpeshherë komplementare nganjëherë mund të jetë edhe kundërthënëse. Këto marrëdhënie janë sfiduese për gjykatës vendorë dhe juristë, por gjetja e barazpeshës së duhur është thelbësore për një shoqëri demorkatike. Për këtë arsye kjo ishte tema e zgjedhur e Forumit të këtij viti. Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia, si dhe Turqia e Rusia u përfaqësuan në këtë Forum. Pjesëmarrësit nga këto vende përfshinë edhe gjykatës të kaluar edhe të tanishëm të GjEDNj-së, Kryetarë Gjykatash Supreme dhe Kushtetuese nga rajoni, Drejtorë Akademish dhe Insititutesh të Trajnimeve Juridike, dhe Zyrtarë Qeveritarë pranë Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues organizatash joqeveritare dhe ekspertë të shquar ligjorë. Për një ditë e gjysmë u zhvilluan diskutime në panel, grupe punuese interaktive e prezantime duke u dhënë pjesëmarrësve mundësi të takohen e të japin kontributin e tyre.