Më 16 dhe 17 tetor 2020, Aire Centre dhe Civil Rights Defenders organizojnë Forumin VII Rajonal të Sundimit të Ligjit për Europën Juglindore. Forumi do të ketë një konferencë qendrore ku do të marrë pjesë Presidenti i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës, si dhe gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Përfaqësues nga mbarë rajoni do të takohen në sallat e vendeve të tyre në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Tiranë dhe Zagreb ku pjesëmarrës do të jenë Kryetarë të Gjykatave të Larta dhe Gjykatave Kushtetuese nga rajoni, Drejtorë Akademish dhe Institutesh të Trajnimeve Ligjore, dhe zyrtarë qeveritarë pranë Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues organizatash joqeveritare dhe ekspertë të shquar ligjorë nga rajoni. Tema e Forumit këtë vit është Covid-19 dhe të drejtat e mbrojtura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.