Buletini i “Zhvillimeve të fundit në praktikën gjyqësore të Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për Lirinë e Shprehjes” për Ballkanin Perëndimor

Buletini i “Zhvillimeve të fundit në praktikën gjyqësore të Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për Lirinë e Shprehjes” u publikua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës – Horizontal Facility II. Ky buletin analizon një përzgjedhje të gjykimeve të nxjerra nga Gjykata mes gushtit 2021 dhe janarit 2022 dhe përbën një mjet unik për ndarjen e informacionit mbi trendet dhe zhvillimet e reja në praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (Gjykata). Buletini i kontribon tutje forcimit të kapaciteteve të institucioneve vendore të trajnimit të profesionistëve ligjore për t’u ofruar trajnuesve dhe pjesëmarrësve mjete të përditësuara didaktike. Më gjerësisht, ky buletin u mundëson profesionistëve ligjorë në Ballkanin Perëndimor dhe më tej të përmirësojnë njohuritë e tyre mbi standardet e zbatueshme europiane dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës në këtë fushë.

Gjykimet e zgjedhura prekin një laramani çështjesh, duke përfshirë fuqitë e shteteve për të kufizuar lirinë e shprehjes në kohë emergjencash, lirinë e shprehjes dhe kufizimet e saj në sferën digjitale, të drejtën e qasjes në informata, mbrojtjen nga gjuha e urrejtjes dhe transmetimet politike.

Buletini është në dispozicion në disa gjuhë në: https://www.coe.int/en/web/freedom-expression/-/latest-developments-in-the-case-law-of-the-european-court-of-human-rights-on-freedom-of-expression-in-bulletin-no-4

Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës

Tags: