Moszbatimi i vendimeve të GJEDNJ-së në Turqi

Republika e Turqisë, si palë e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), është e detyruar nga vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Zhvillimet e fundit në rastet Osman Kavala dhe Selahattin Demirtaş kanë nxjerrë në [ah dështimin e gjykatave turke për të zbatuar aktgjykimet e GJEDNJ-së, duke ngritur kështu shqetësime të konsiderueshme ligjore në lidhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit brenda sistemit gjyqësor turk.

Rasti Osman Kavala:

Osman Kavala është mbrojtës i të drejtave të njeriut, mbrojtës i paqes, biznesmen i shquar dhe mbrojtës i shoqërisë civile, është dënuar në vitin 2022 me burgim të përjetshëm të rënduar, gjoja i lidhur me përfshirjen e tij të dyshuar në protestat e Parkut Gezi të vitit 2013. GJEDNJ-ja, në vendimin e vet të dhjetorit 2019, arriti në përfundimin se ndalimi i Kavalas ishte i motivuar politikisht dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm. Për fat të keq, autoritetet turke ende nuk e kanë zbatuar këtë gjykim, duke rezultuar në një shkelje të vazhdueshme të të drejtave të Kavalas dhe duke ngritur shqetësime në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit.

Rasti Selahattin Demirtaş:

Selahattin Demirtaş, ish-bashkëkryetari i Partisë Popullore Demokratike (HDP), është arrestuar që nga viti 2016 nën akuzat për vepra të lidhura me terrorizmin. GJEDNJ-ja, në një vendim të marrë në vitin 2018, vendosi se paraburgimi i Demirtaşit ishte joproporcional dhe kërkoi lirimin e tij. Pavarësisht kësaj direktive të qartë ligjore, gjykatat turke nuk kanë arritur të zbatojnë aktgjykimin e GJEDNJ-së, duke përjetësuar kështu një situatë që bie ndesh si me normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut ashtu edhe me parimet e sundimit të ligjit.

Kjo ka disa implikime në parimet e Sundimit të Ligjit dhe gjyqësorit në Turqi. Moszbatimi i vendimeve të GJEDNJ-së në rastet e lartpërmendura cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës. Sundimi i ligjit kërkon që vendimet ligjore të zbatohen në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme, pavarësisht konsideratave politike. Moszbatimi i vendimeve të GJEDNJ-së jo vetëm që rrezikon besueshmërinë e gjyqësorit turk, por ngre edhe shqetësime në lidhje me angazhimin e shtetit ndaj standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Rastet Osman Kavala dhe Selahattin Demirtaş përbëjnë sfida të konsiderueshme ligjore për sistemin gjyqësor turk dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Moszbatimi i vendimeve të GJEDNJ-së jo vetëm që përbën shkelje të të drejtave të individëve të përfshirë, por ngre edhe shqetësime të thella për integritetin e kornizës ligjore turke.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim në lidhje me dështimin e qeverisë turke për të zbatuar aktgjykimet e GJEDNJ-së në këto raste të profilit të lartë. Qeveritë, organizatat joqeveritare dhe organet ndërkombëtare kanë nënvizuar rëndësinë e respektimit të detyrimeve ligjore ndërkombëtare dhe kanë bërë thirrje për lirimin e Kavalas dhe Demirtaşit.