“Parada e parë” e fundit në Ballkan – Marshi i krenarisë i Sarajevës

“Parada e parë” e fundit në Ballkan – Marshi i krenarisë i Sarajevës – u lajmërua për 8 shtator, por në ndërkohë, jo një po dy kundërprotesta u lajmëruan për 9 shtator.

Komisioni organizator i ka kujtuar publikut dhe institucioneve se marshi i krenarisë u lajmërua te institucionet kompetente më 1 prill. Nga data 1 prill e deri më sot, organizatorët kanë zhvilluar takime të rregullta me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë, si dhe me institucione të tjera përkatëse. Ata gjithashtu theksuan se çdo ndalim i pabazë i këtij marshi do të përbënte shkelje të Ligjit për Tubime Publike të Kantonit të Sarajevës dhe bazë për procedura dhe risansksionimin e Qeverisë së Kantonit të Sarajevës.

Marshi i Krenarisë i Bosnjës do të mbahet me moton “Ima izać”! Kjo është shprehje e zakonshme e cila dëgjohet në transportin publik në Bosnjë e Hercegovinë. Në të njëjtën kohë, “hapja e derës së dollapit figurativ” do të thotë se personat LGBTIQ po dalin – po e zbulojnë orientimin e tyre seksual, identitetin gjinor dhe / ose karakteristikat e jashtme.

Problemet më të mëdha për personat LGBTIQ në shoqërinë e BeH janë padukshmëria, izolimi, mosnjohja, refuzimi dhe dhuna, si në hapësirën publike ashtu edhe në atë private. Shumica e personave LGBTIQ, për shkak të frikës së keqkuptimit, refuzimit ose dhunës, ende nuk zgjedhin t’ia tregojnë familjes orientimin e tyre seksual, identitetin gjinor ose karakteristikat e jashtme, dhe për këtë arsye janë të detyruar të fshehin një pjesë të jetës së tyre dhe ato që i duan.

Referenca nga faqja Ima izać’! ”Bh. Povorka ponosa 2019. https://povorkaponosa.ba/o-bh-povorci-ponosa/