13 Jan Raporti i ri i Këshillit të Evropës për kornizën ligjore të Serbisë për mbrojtjen e pakicave kombëtare
Raporti mbi kornizën ligjore të Serbisë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, i publikuar më 18 dhjetor 2019 thotë se autoritetet serbe po bëjnë përpjekje të lavdërueshme për të përmirësuar situatën e komuniteteve rome dhe për të rregulluar statusin e personave pa shtetësi. Megjithatë, kontrasti midis shkallës së mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve në Provincën Autonome të Vojvodinës dhe rajoneve të tjera të Serbisë mbetet i dukshëm, mungesa e të dhënave pengon punën e mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, derisa pjesëmarrja e pakicave në administratën shtetërore duhet të përmirësohet dukshëm.
Serbia është vend multikulturor, me një larmi pakicash kombëtare, të përfaqësuar nga 23 Këshillat Kombëtarë të Minoriteteve Kombëtare. Sidoqoftë, Serbia ende vuan nga pabarazitë sa i përket zbatimit të të drejtave të pakicave, thuhet në raport. Shihet dukshëm nevoja për të përmirësuar ndjeshëm nivelin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare jashtë Vojvodinës. Autoritetet duhet t’i japin përparësi rigjallërimit ekonomik në këto zona, përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të më shumë mundësive për punësim. Në të njëjtën kohë, nevoja për përmirësime të mëtutjeshme në Vojvodinë, veçanërisht në aspektin e dialogut ndërkulturor dhe urdhrit të gjuhës së shtetit, nuk duhet të nënvlerësohet.
Në përgjithësi, duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të përmirësuar ndërveprimin midis komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Serbi: Këshillat për Marrëdhënie Ndëretnike ende funksionojnë në nivel të pakënaqshëm për fat të keq, dhe kompetencat e tyre janë të kufizuara. Nevojitet të zhvillohet një studim i pavarur mbi funksionalitetin e këtyre Këshillave, dhe duke u bazuar në rezultatet e një studimi të tillë, duhet të vendoset të dhe zbatohet një strategji gjithëpërfshirëse që synon rigjallërimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Raportin mund ta gjeni në https://rm.coe.int/4th-op-serbia-en/16809943b6
Komentet e Qeverisë së Serbisë mund t’i gjeni në https://rm.coe.int/4th-com-serbia-en/16809943d9
Referencat nga faqja e internetit e Këshillit të Europës