Shlyerja në euro e një kredie të marrë në franga zvicrane

Në vendimin e saj në rastin Antonopoulou kundër Greqisë (kërkesa nr. 46505/19) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka shpallur njëzëri të papranueshme kërkesën. 

Rasti kishte të bënte me mbylljen e një marrëveshjeje kredie dhe shlyerjen e kredisë. Kërkuesja u ankua se asaj iu desh të shlyente në bankë një shumë në euro që tejkalon shumë shumën që ajo kishte marrë hua në franga zvicerane. 

Gjykata vlerësoi se kërkuesja nuk kishte qenë në dijeni të rrezikut të përfshirë në marrjen e një kredie në franga zvicrane dhe rrezikut që një valutë e tillë e fortë të luhatet gjatë periudhës 25-vjeçare të kredisë. Ajo ishte siguruar për tre vjet nga rreziku i një rritjeje në pagesat e saj mujore për shkak të një rritjeje të kursit të këmbimit, dhe mund të kishte ripërtërirë atë sigurim. Marrëveshja e kredisë i kishte lejuar gjithashtu të kërkonte në çdo kohë që kredia të kthehej në euro. Së fundmi, kërkuesja kishte nënshkruar katër zotime të marrëveshjes fillestare me bankën, duke zvogëluar këstet mujore, duke zgjatur afatet për pagesë dhe madje duke pezulluar përkohësisht disa nga këstet.

Gjykata vuri në dukje se ligji i brendshëm i kishte dhënë kërkueses mjete të përshtatshme për të kërkuar të drejtat e saj pronësore. Kërkuesja kishte përdorur mjetin juridik të një kërkese në gjykatat civile për të lënë mënjanë klauzolën në marrëveshje të cilën ajo e konsideronte si të padrejtë. Ajo kishte gjithashtu mundësinë e aplikimit në gjykata për rinegociimin ose edhe zgjidhjen e marrëveshjes sipas Nenit 388 të Kodit Civil. Së fundmi, sipas kushteve të marrëveshjes, ajo mund të kishte kërkuar nga banka në çdo kohë për të kthyer kredinë në euro dhe mund të kishte marrë sigurim kundër një rritjeje të kësteve mujore. 

Në fund, në lidhje me efektivitetin e mjetit juridik që ajo kishte zgjedhur, Gjykata vuri në dukje se kërkueses i ishte dhënë mundësia të paraqiste të gjitha argumentet e saj para gjykatave kompetente dhe të merrte një vendim, duke dhënë arsye të hollësishme, nga Gjykata e Kasacionit që shërben si gjykate e plote. 

Gjykata e Kasacionit kishte interpretuar ligjin e brendshëm në përputhje me praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian. Rrjedhimisht, korniza ligjore e vendosur nga shteti i kishte siguruar kërkueses një mekanizëm me të cilin konfirmoheshin të drejtat e saj sipas Nenit 1 të Protokollit nr. 1. Prandaj, Gjykata deklaroi se kërkesa ishte e papranueshme si e pabazuar.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut