Folës

Biljana Braithwaite, Drejtuese e Programit të Qendrës AIRE për Ballkanin Perëndimor

Biljana është eksperte ligjore me përvojë prej më shumë se dy dekadash në Ballkanin Perëndimor e përtej, e specializuar në fusha si barazia gjinore, reforma ligjore, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qëndrueshmëria dhe standardet mjedisore, sociale të qeverisjes. Biljana është drejtuesja e Programit të Qendrës AIRE për Shtetin e së Drejtës në Ballkanin Perëndimor. Në 25 vitet e fundit ajo ka realizuar më shumë se pesëdhjetë projekte të mëdha të Shtetit të së Drejtës, duke ofruar asistencë teknike përmes ngritjes së kapaciteteve, reformave ligjore si dhe iniciativave për qeverisjen e mirë, barazinë gjinore, dhe luftën kundër korrupsionit. Biljana, ka punuar me shumë institucione, financues ndërkombëtar dhe sponsor nga sektori privat. Gjithashtu, Biljana është drejtuesja ekzekutive dhe Partnerja Themeluese e “Sustineri Partners”, një firmë konsulence e krijuar me qëllim për të ndihmuar kompanitë të sjellin rezultate pozitive në shoqërinë. Vlen për tu evidentuar se “Sustineri Partners” është themeluesi dhe organizatori i Samitit “ESG Adria”, një ngjarje vjetore kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm dhe dialogut, mbi përgjegjësinë më të madhe të sektorit të biznesit në lidhje me standartet “ESG” në rajonin e Adriatikut. Biljana është kryetare e “Women on Boards Adria”, një iniciativë rajonale jofitimprurëse e themeluar me qëllimin rritjen e diversitetit gjinor në drejtimin ekzekutiv dhe joekzekutiv.

Goran Miletić, Drejtor për Evropë dhe Lindjen e Mesme & Afrikën (MENA) tek Mbrojtësit e të Drejtave Civile

Goran Miletić është Drejtues për Evropën dhe MENA tek Mbrojtësit e të Drejtave Civile. Që nga viti 2004, ai ka udhëhequr veprimtarinë e organizatës në Ballkanin Perëndimor, duke bashkëpunuar dhe ofruar ngritje kapacitetesh për organizatat e të drejtave të njeriut, dhe zgjerimin e departamentit për tu shtrirë edhe në vende e rajone të tjera. 

Gjatë kësaj kohe, ai është angazhuar në mënyrë të veçantë në hartimin dhe lobimin për miratimin e ligjeve përfshirëse anti-diskriminuese në Ballkanin Perëndimor, dhe është anëtar i Komisionit Evropian për Të Drejtën e Orientimit Seksual (ang. ECSOL), i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së OJQ-ve Ndërkombëtare dhe Këshillit Ekspert të së Drejtës së OJQ-ve brenda Këshillit të Evropës. Ai është anëtar i Bordit të Fondacionit Heartefact që nga themelimi i tij.

Valerija Galić, Kryetare  e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës

Valerija Galić është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Sarajevës. Ajo ka qenë anëtare e një sërë komisionesh punuese të caktuara me hartimin e ligjeve sistematike në fusha të ndryshme. Si përfaqësuese e Bosnje Hercegovinës dhe si anëtare e Komisionit për Harmonizimin e Sistemit Ligjor me Legjislacionin Evropian, ajo ka marrë pjesë në programe ndërkombëtare të zhvilluara në SHBA dhe Francë (Strasburg). Ajo është bashkëautore dhe vlerësuese e disa publikimeve profesionale. Si lektore, ajo ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me gjykatën kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Përgjatë periudhës 2006-2012 ajo mbajti pozicionin e Zv/kryetares për Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës, për dy mandate rradhazi. Ajo ushtroi detyrën si Kryetare e Gjykatë Kushtetuese të Bosnje Hercegovinë nga viti 2021 deri në vitin 2015. Në gusht të vitit 2022 ajo u emëruar për here të dytë si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.

Julian Reilly, Ambasador i Britanisë në Bosnje Hercegovinë

Julian Reilly më së shumti ka qenë i emëruar si i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Horn Afrika dhe Detin e Kuq. Gjatë gjithë karrierës së tij ka punuar gjerësisht në Afrikën Lindore dhe Lindjen e Mesme, duke u fokusuar në agjendat e sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies. Në vitet 2013-2014 ai ishte Zv/Kryetar i Misionit dhe Drejtor i Tregtisë e Investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën Britanike në Riad, Arabia Saudite. Julian ka punuar më parë në çështjet e Ballkanit Perëndimor si Zv/Kryetar i Departamentit të Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerimit të BE-së, përgjatë 2010 – 2013. Gjithashtu, Julian, për 4 vite ka ushtruar detyrën si konsull në Moskë. Ai iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Universiteti i Edinburgut, ku studioi letërsi dhe histori arti. Ai është i martuar dhe së bashku me bashkëshorten e tij ndjek muzikën dhe artin, si dhe shijon malet e detin.

Helena Lagerlöf, Ambasadore e Suedisë në Bosnje Hercegovinë

Helena Lagerlöf është diplomuar në Universitetin e Uppsala, e specializuar në Jurisprudencë Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut, Studime për Paqen dhe Konfliktin si dhe Studime për Zhvillim. Në fillim të karrierës së saj, ajo punoi si Eksperte Bilaterale e Programit në “Institutin Amerikan për të Drejtat e Njeriut” në Kosta Rika, dhe ushtroi detyra në Agjencinë Suedeze për Bashkëpunimin dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) si Konsulente dhe Drejtuese Programi për qeverisjen demokratike dhe si specialiste për të drejtat e njeriut. Detyrat e saj të mëparshme përfshijnë punën në Komisionin Evropian (2006-2010), Ministrinë e Punëve të Jashtme – Departamenti i BE-së (2012-2017). Ajo, gjatë viteve (2017-2023) përfaqëson interesat e Suedisë dhe punon në çështje të ndryshme të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Marko Bošnjak, Nënkryetar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Gjyqtari Marko Bošnjak është gjyqtari i zgjedhur për Sloveninë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai u emërua në vitin 2016 dhe ka ushtruar detyrën si Kryetar i Seksionit të Parë që nga janari 2022 dhe si Nënkryetar i Gjykatës që nga nëntori 2022. Para se të bashkohej me Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatësi Bošnjak ka punuar si Profesor i Asociuar i të drejtës penale në fakultetin Nova Gorica, Slloveni (2012-2016), si avokat i specializuar në drejtësinë penale (2009-2016), si Anëtar i Këshillit për Drejtësinë Penale në Ministrinë e Drejtësisë në Slloveni (2008-2011), si lektor në

Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Lubjanës (2006-2012), si Profesor Asistent për drejtësinë penale dhe kriminologjinë në Universitetin e Lubjanës (2005-2015) dhe si Këshilltar i Pavarur (2002-2006) dhe Këshilltar i Lartë (2006-2008) në Gjykatën Kushtetuese të Sllovenisë. Ai ka mbaruar studimet në fushën e ligjit në vitin 1996 dhe ka një diplomë Master (1999) dhe Doktoraturë (2002) në drejtësi.

Arnfinn Bårdsen, Gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Arnfinn Bårdsen ka lindur në Stavanger, Norvegji, në vitin 1966. Ai ka diplomuar në Universitetin Bergen në vitin 1992, ku ka marrë titullin Doktor i Juridikut në të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në vitin 1999. Ai ka punuar si profesor i asociuar në Universitetin Bergen në vitet 1992-2003, ndërkohë që ishte në rolin e zv/gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Jæren në vitet 1994-1995. Nga viti 2003 deri në vitin 2008 ai ka qenë gjyqtar/kryetar i departamentit dhe në rolin e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Gulating. Ai është bërë Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Norvegjisë në vitin 2008. Ka qenë anëtar i disa komisioneve ligjore. Ai është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut më 1 janar 2019 dhe Kryetar i Seksionit nga 1 nëntori 2022.

Jovan Ilievski, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtari Jovan Ilievski është zgjedhur gjyqtar në lidhje me Maqedoninë e Veriut në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shkurt 2017. Nga viti 2004 deri në vitin 2017, ai ka qenë Përfaqësues i Prokurorisë Publike në Grupin Këshillues të Evropës Juglindore (ang. SEEPAG) që nga themelimi i tij; prej 1 janarit 2012 kryetar i këtij organi. Nga viti 2006 deri në vitin 2017 ai ka qenë Anëtar i Këshillit Konsultativ të Prokurorëve Evropianë (ang. CCPE) në kuadër të Këshillit të Evropës. Në vitin 2013 ai mori doktoraturën në të drejtën penale nga Universiteti i Shkupit. Ai ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij në Prokurorinë Publike në Shkup, si kryetar i Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vitet 2012-2017. Gjatë viteve 2013-2017 ai ka qenë Profesor në Universitetin Shtetëror në Štip. Në vitin 2015, ai ka qenë Kryetar i Komisionit për harmonizimin e politikave penale.

Darian Pavli, Gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtari Darian Pavli mban postin e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që nga janari 2019. Para se t’i bashkohej Gjykatës, Gjyqtari Pavli ka pasur praktikë të gjerë në fushën e të drejtave të njeriut, ku përfshiheshin çështjet gjyqësore para mekanizmave kyçe të të drejtave të njeriut në shkallë vendi dhe ndërkombëtare. Praktika e tij gjithnjë ka mbajtur fokusin tek liria e shprehjes dhe organizimit, si dhe në kufizimet e të drejtave që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, mes të tjerash. Ai gjithashtu ka kontribuar në përpjekjet për caktimin e standardeve në Evropë, në kontinentet amerikane dhe në rajone të tjera. Vitet e fundit, Gjyqtari Pavli ka këshilluar Parlamentin e Shqipërisë në lidhje me çështje të reformave madhore në drejtësi, si dhe në reformat ligjore që kanë të bëjnë me shpifjen dhe lirinë e informacionit. Gjyqtari Pavli ka diploma të avancuara juridiku nga Universiteti i Evropës Qendrore dhe Shkolla e Juridikut në Nju Jork.

Erik Wennerström, Gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtari Erik Wennerström ka lindur në Suedi në vitin 1962. Ai ka Doktoraturë në Juridik në të Drejtën ndërkombëtare, të Drejtën e BE-së dhe në jurisprudencë ligjore. Ai ka qenë Drejtor për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Çështje të BE-së në Ministrinë e Drejtësisë, dhe Kryetar i Çështjeve Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2007-2012). Prej vitit 2012 ai ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Krimeve. Erik Wennerström gjithashtu ka qenë anëtar i bordit në shumë organizata ndërkombëtare. Ai është zgjedhur gjyqtar në GjEDNj në prill të vitit 2019.

Ivana Jelic, Gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtarja Ivana Jelić është zgjedhur gjyqtare në lidhje me Malin e Zi pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në korrik të vitit 2018. Ajo është anëtare e Komisionit të Shkencave Ligjore në Akademinë Malazeze të Shkencave dhe Arteve prej vitit 2015. Para se t’i bashkohej Gjykatës, ajo ka punuar si Profesoreshë e Asociuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Malit të Zi. Ajo ka studiuar drejtësi në Universitetin e Malit të Zi, Universitetin e Beogradit, Departamentin Juridik në Berkley të UC Berkley dhe Shkollës së Drejtësisë në Columbia të Nju Jorkut, si Hulumtuese në Programin JFDP. Ajo ka diplomë Master në Drejtësi (2004) dhe Doktoraturë (2007) në fushën e drejtësisë nga Shkolla e Drejtësisë e Beogradit, pjesë e Universitetit të Beogradit në Serbi.

Davor Derenčinović, Gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtari Davor Derenčinović ka ushtruar pozicionin si gjyqtar në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut, zgjedhur për Kroacinë, që nga janari i vitit 2022. Më parë ka shërbyer si gjyqtar ad hoc pergjatë viteve 2010 dhe 2021. Gjithashtu, ai ka shërbyer në organet e Këshillit të Europës, në veçanti si anëtar i Grupit të Ekspertëve për Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore (GRETA) përgjatë viteve 2009 dhe 2021, ku ishte Presidenti i tij nga viti 2019, dhe si anëtar i Byrosë së Komitetit të Ekspertëve për Terrorizmin gjatë vitit 2003 dhe 2004. Gjyqtari Derenčinović iu bashkua Gjykatës pas një përvoje të gjatë në botën e akademike, veçanërisht si Kryetar i Departamentit të Drejtës Penale në Universitetin e Zagrebit dhe si Drejtor i Jashtëm në Qendrën e Kërkimeve për të Drejtën Penale Evropiane, në Institutin e Ligjit dhe Shkencave Shoqërore së Shanghait. Përvoja e tij në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare mundësoi që ai të emërohej në Bankën Botërore nga viti 2014 deri në vitin 2017. Ai përfundoi arsimin e tij universitar dhe doktoraturën në Universitetin e Zagrebit, duke kryer hulumtime pas-doktorale si një bursë Fulbright në Institutin e Ligjit të të Drejtave të Njeriut Ndërkombëtar në Kolegjin e Ligjit të Universitetit DePaul në Chicago.

Faris Vehabović, Gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtari Faris Vehabovic u zgjodh si gjyqtar për Bosnjën dhe Hercegovinën në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në vitin 2012. Në periudhën 1996 – 2000, ai ka punuar si këshilltar ligjor në zyrën e Avokatit të Popullit të Bosnje dhe Hercegovinës. Në vitin 2005, u diplomua nga programi ndërdisiplinar i Masterit në Studime Evropiane i Universiteteve të Sarajevës dhe Bolonjës. Nga 2007 deri në vitin 2012, Vehabović ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe nga viti 2008 ka shërbyer edhe si nënkryetar i saj. Ai ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Sarajevës nga viti 1987, ku u diplomua në vitin 1993.

Ledi Bianku, ish-Gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Ledi Bianku është Profesor i Asociuar në Universitetin e Strasburgut dhe Gjyqtar Ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës. Ai është gjithashtu Avokat i Asociuar me Doughty Street Chambers në Londër dhe Anëtar i Komisionit për Etikë të Fondacionit Princi Albert II. Gjatë viteve 2008-2019 ai ka qenë Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me Shqipërinë. Më parë ai ka qenë Anëtar i Komisionit të Venecias për Demokraci përmes Ligjit prej vitit 2006 deri në vitin 2008. Ai gjithashtu ka qenë Kryetar i Autoritetit Kombëtar Audio-Vizual në vitet 2006-2007. Ai ka mbajtur ligjërata në të Drejtën Ndërkombëtare Publike, të Drejtën e BE-së dhe të Drejtave të Njeriut në Fakultetin Juridik të Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës në vitet 1993-2007. Ai gjithashtu ka qenë këshilltar ligjor në shumë organe kombëtare e ndërkombëtare.

Bianku është diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe në Kolegjin e Evropës në Bryzhë.

Tim Eicke, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtari Tim Eicke është zgjedhur në lidhje me Mbretërinë e Bashkuar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shtator 2016. Ai u bë avokat në Londër në vitin 1993, një Q.C. (tani K.C.) në vitin 2011, dhe Anëtar në Lincoln’s Inn në vitin 2014. Më parë ai ka shërbyer si Këshilltar i Ri për Kurorën Mbretërore si dhe në panelin këshillues të Komisionit për Barazi dhe të Drejta të Njeriut. Tim Eicke ka shumë kohë që është redaktor i Raporteve Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai ka studiuar juridik në Universitetin e Passau, në Gjermani, dhe në Universitetin Dundee, në Mbretërinë e Bashkuar, ku është diplomuar më LL.B. (me nderime) në të drejtën angleze.

John Stauffer, Drejtor Ligjor dhe Zv/Drejtor Ekzekutiv tek Mbrojtësit e të Drejtave Civile

John është jurist i të drejtave të njeriut me Master në Drejtësi nga Universiteti i Stokholmit. Më parë ai ka punuar në Ombudsmanin Kundër Diskriminimit Etnik dhe Barazisë, ku ka qenë përgjegjës për hetimin e rasteve të diskriminimit. John gjithashtu ka kaluar kohë në Bosnje dhe Hercegovinë pas konfliktit ku ka punuar me të drejtat e njeriut. Gjatë katër viteve që ka punuar me misionin e OSBE-së, ai është fokusuar në krijimin e kushteve për kthimin e personave të zhvendosur. Më vonë, si Drejtor i Departamentit të të Drejtave të Njeriut, ai ka qenë përgjegjës për punën e organizatës në fusha të tilla si krimet e luftës, shteti i së drejtës, të drejtat e pakicave, të drejtat ekonomike dhe sociale. Ai i është bashkuar Mbrojtësve të të Drejtave Civile në mars 2013.