Të drejtat themelore të refugjatëve dhe migrantëve gjatë pandemisë COVID-19

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Migrim dhe Refugjatë i Këshillit të Europës, së bashku me Agjencinë e BE për të Drejtat Themelore (FRA) kanë botuar një dokument mbi masat mbrojtëse kryesore të të drejtave të zbatueshme në kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare.

Ky dokument synon të mbështesë vendet anëtare të BE-së dhe të Këshillit të Europës në detyrat e tyre kur marrin masa mbrojtëse, duke përfshirë ndaljen e përhapjes së virusit Covid-19 dhe adresimin e pyetjeve që lidhen me rendin publik, shëndetin publik ose sfidat e sigurisë kombëtare.

Shtetet kanë të drejtë të kontrollojnë hyrjen e joshtetasve në territorin e tyre. Derisa duhet të mbrojnë kufijtë e tyre të jashtëm dhe të mbrojnë rendin dhe shëndetin publik, ato gjithashtu kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat themelore të njeriut. Këto masa mbrojtëse burojnë nga ligji i BE-së dhe instrumentet e Këshillit të Europës, pasi ato zbatohen në kufijtë e jashtëm të BE-së, duke pasur parasysh që instrumentet përkatëse të Këshillit zbatohen për të gjitha kufijtë.

Dokumenti në fjalë përqendrohet në çështjet si:

  1. Çfarë detyrash kanë Shtetet Anëtare kur mbrojnë kufijtë e tyre të jashtëm?
  2. Cilat mjete juridike duhet të zbatohen në rast të përdorimit të tepërt të forcës në kufij?
  3. Cilat janë rregullat në fuqi kur njerëzit kalojnë kufijtë në mënyrë të paligjshme?
  4. A mund të pezullohet qasja në azil?
  5. Si të respektohet parimi i mosdëbimit?
  6. Çka mund të bëhet për të ndihmuar më të prekurit, veçanërisht fëmijët e pashoqëruar?

Ndërsa njeh kërcënimin e vërtetë për shëndetin dhe jetën që paraqet virusi COVID-19 dhe detyrën e shteteve për të siguruar shëndetin e publikut, FRA aktualisht është duke ndërmarrë një ushtrim të shpejtë kërkimor mbi ndikimin e përgjigjeve ndaj pandemisë COVID-19 në lidhje me të drejtat themelore të njeriut, që mbulojnë të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së. FRA do të publikojë një raport fokusi në lidhje me këtë temë në fillim të prillit.

Lexoni dokumentin këtu:

https://search.coe.int/directorate_of_communications/Pages/result_details.aspx?ObjectId=09000016809e02e6

Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës