01 Gus Dita e pestë Botërore kundër Trafikimit të Personave dhe fokusi në trafikimin e fëmijëve
Këtë vit, Grupi Koordinues i Agjencive kundër Trafikimit të Personave (ICAT), partner i të cilit është Këshilli i Europës, ka vendosur të fokusohet në veçanti në trafikimin e fëmijëve, të cilët përbëjnë 28 për qind të viktimave të trafikimit të identifikuara në gjithë botën (20 për qind vajza, dhe 8 për qind djem). Për t’i ndihmuar elaborimit të përgjigjes ndërkombëtare specifike për fëmijët, ICAT-i më 30 gusht 2018 ka publikuar një Raport i cili adreson shkallën e trafikimit të fëmijëve dhe të të rinjve, dhe shtjellon sfidat që janë specifike për fëmijët. ICAT-i gjithashtu ka formuluar një sërë rekomandimesh kyçe, duke theksuar pikësëpari rëndësinë e vendosjes së interesave më të mira të fëmijëve si konsideratat parësore në ligje, politika, programe e interventime që kanë të bëjnë me trafikimin e qenievenjerëzore.
Grupi i Ekspertëve të KE-së kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA) i ka kushtuar një seancë tematike trafikimit të fëmijëve në raportin e tij vjetor, duke e ngritur alarmin për trafikimin e shtuar të fëmijëve në Europë, si dhe për rreziqet e veçanta të fëmijëve emigrantë dhe refugjatë që bëhen viktima të trafikimit dhe eksploatimit. Raporti i GRETA-s jep shembuj të praktikës së mirë nga vende të ndryshme, duke përfshirë njësite mobile të cilat identifikojnë fëmijët e cënueshëm si dhe qendra të specializuara që i mbështesin viktimat e trafikimit.
Presidenti i GRETA-sSiobhán Mullally tha: “Shtetet nënshkruese të Konventës së Këshillit të Europës kunder Trafikimit duhet të krijojnë mjedis mbrojtës, që t’i bëjë fëmijët më pak të cënueshëm ndaj trafikimit dhe eksploatimit. Fëmijët duhen regjistruar që nga lindja, sidomos fëmijët nga komunitetet e pafavorizuara dhe fëmijët pa shoqërim apo të prindërve të ndarë, dhe sidomos ata të cënueshëm ndaj trafikimit. Shumë fëmijë viktima të trafikimit nuk dallohen dhe nuk marrin mbrojtje për shkak të zbrazëtive brenda procedurave të identifikimit, dështimit të caktimit të kujdestarëve ligjorë, mbështetjes joadekuate të sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve, dhe mungesës së akomodimit të duhur dhe të sigurtë”.
GRETA së fundmi ka publikuar një raport duke shprehur shqetësime lidhur me trafikimin për ekploatimin në punë, që u bë si formë më e përhapur e trafikimit në disa vende europiane.
GRETA i fton shtetet nënshkruese të Konventës të punojnë bashkë me OJQ, oda ekonomike dhe sektorin privat për t’i dhënë fund këtij ekploatimi dhe abuzimi të tmerrshëm.
Raporti i ICAT-it gjendet në http://icat.network/
Raporti i gjashtë vjetor i GRETA-s – seanca tematike për trafikimin e fëmijëve: https://rm.coe.int/1680706a42
Raporti i shtatë vjetor i GRETA-s: https://rm.coe.int/greta-2018-1-7gr-en/16807af20e
Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës – GRETA