Forumi i Dytë i Sundimit të Ligjit për Europën Juglindore

6 DHE SHTAT MARS 2015 – BEOGRAD, SERBI, HOTEL FALKENSTEINER, BEOGRAD

Në vitin 2015, Forumi u fokusua në Nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila garanton të drejtën për gjykim të drejtë. Kjo e drejtë është me rëndësi kyçe në një shoqëri demokratike, e cila zë vend thelbësor në sistemin e Konventës. Neni 6 është dispozitë e Konventës e cila më së shpeshti përdoret nga ankuesit pranë Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor parashtrojnë një numër të madh kërkesash pranë Gjykatës së Strasburgut në lidhje me të drejtën për gjykim të drejtë. Shumë prej këtyre rasteve janë të ngjashme dhe flasin për probleme sistemore në sistemet gjegjëse të drejtësisë në vendet e rajonit. Çështjet e diskutuara në Forum përfshinë: kohëzgjatjen e gjykimit, ekzekutimin e vendimeve, dhe të drejtën për gjykim të arsyetuar.

[FinalTilesGallery id='4']

Raporti

Forumi i Dytë i Sundimit të Ligjit për Europën Juglindore u mbajt më 6 dhe 7 mars 2015, në Beograd, në hotelin Falkensteiner. Forumi i Sundimit të Ligjit është nismë e AIRE Centre dhe Civil Rights Defenders, e zbatuar me mbështetjen e Zyrës së Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së Suedisë. Forumi ofron platformë për: promovimin e zbatimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në rajon, nxitjen e bashkëpunimin rajonal për zhvillimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, dhe për asistimin në procesin e integrimeve europiane të vendeve të Europës Juglindore. Tema e këtij viti ishte Neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton të drejtën për gjykim të drejtë. Kjo e drejtë është me rëndësi kyçe në një shoqëri demokratike, e cila zë vend thelbësor në sistemin e Konventës. Neni 6 është dispozitë e Konventës e cila më së shpeshti përdoret nga ankuesit pranë Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECtHR). Disa prej vendeve të rajonit kanë numër jashtëzakonisht të madh të rasteve përpara Gjykatës së Strasburgut në lidhje me të drejtën për gjykim të drejtë. Shumë prej këtyre rasteve janë të ngjashme dhe flasin për probleme sistemore në sistemet gjegjëse të drejtësisë në vendet e rajonit. Pjesëmarrësit e ftuar ishin nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova 1 *, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia. Forumi bashkoi edhe Kryetarë Gjykatash Supreme dhe Kushtetuese nga rajoni, Drejtorë Akademish dhe Insititutesh të Trajnimeve Juridike, dhe Zyrtarë Qeveritarë pranë Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues organizatash joqeveritare dhe ekspertë të shquar ligjorë.