Edicioni i ri i Rregullave të Gjykatës dhe Protokollit Nr. 16

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka publikuar edicionin e ri të Rregullave të Gjykatës. Edicioni i ri i Rregullave të Gjykatës përfshin amendamente të Gjykatës Plenare të 19 shtatorit 2016. Edicioni ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2018.

Përveç edicionit të ri të Rregullave të Gjykatës, edhe Protokolli 16 i Konventës hyri në fuqi më 1 gusht 2018. Protokolli u mundëson gjykatave më të larta vendore të kërkojnë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të japë mendime këshillimore për çështje parimore që kanë të bëjnë me interpretimin ose zbatimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë ose protokollet e saj në rastet që janë në pritje.

Gjykatat dhe tribunalet më të larta të  10 shteteve të cilat e kanë ratifikuar Protokollin Nr. 16 (Shqipëria, Armenia, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Lituania, San Marino, Sllovenia dhe Ukraina) tani mund të kërkojnë nga Gjykata mendime këshillimore në kontekstin e rasteve në pritje.

Dhjetë shtetet e tjera e kanë nënshkruar Protokollin por mbetet ta ratifikojnë atë. Këto shtete janë: Andorra, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Italia, Republika e Moldavisë, Holanda, Norvegjia, Rumania, Sllovakia dhe Turqia.

Edicionin e ri të Rregullave të Gjykatës mund ta gjeni këtu:

https://www.echr.coe.int/Documents/Rules_Court_ENG.pdf

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut