07 Maj PROTOKOLLI 16 i KEDNJ- SË HYRI NË FUQI ME 1 GUSHT 2018
Protokolli 16 i Konventës Evropiane, i miratuar në vitin 2013, ka hyrë në fuqi më 1 gusht të këtij viti. Franca e ka ratifikuar Protokollin 16 dhe ky ishte ratifikimi i dhjetë, i cili kështu e solli instrumentin në fuqi. Protokolli u mundëson gjykatave më të larta kombëtare të kërkojnë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mendime këshillimore për çështje parimore që kanë të bëjnë me interpretimin ose zbatimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë ose protokollet e saj për rastet që janë në pritje. Kjo do të thotë që shtetet palë të Konventës Evropiane, të cilat kanë ratifikuar Protokollin, mund të parandalojnë shkeljet e ardhshme. Natyrisht, kontributi më i madh i protokollit është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet GjEDNj-së dhe gjykatave kombëtare, si dhe shkarkimi i gjykatës prej një numri të madh rastesh.
Kryetari i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Guido Raimondi, ka thënë: “Hyrja në fuqi e Protokollit Nr. 16 do ta forcojë dialogun ndërmjet Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjykatave të larta kombëtare. Ky është një moment historik i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe një hap i madh drejt mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Europë, si dhe një sfidë e re për Gjykatën tonë”.
Kur flasim për Protokollin Nr. 15, ai ende duhet të ratifikohet nga të gjitha shtetet palë. Katër shtete ende nuk e kanë ratifikuar atë: Bosnja e Hercegovina, Greqia, Italia, dhe Spanja. Ky protokoll do të parashikojë referencë lidhur me parimin e subsidiaritetit si dhe doktrinën e margjinës së vlerësimit, dhe do ta zëvendësojë kufirin e maksimal të moshës për gjykatësit, me kërkesën që kandidatët për pozitën e gjyqtarit duhet të jenë më të ri se 65 vjeç. Protokolli gjithashtu do ta zvogëlojë nga gjashtë në katër muaj limitin kohor brenda të cilit mund t’i bëhet kërkesë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Referencat nga uebfaqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut