17 Kor Udhëzimet e CEPEJ-it për ndërmjetësimin
Në mbledhjen e tij të tridhjetë plenare, CEPEJ – Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë përpiloi listën e instrumenteve ekzistuese të Këshillit të Evropës në fushën e ndërmjetësimit, në veçanti Rekomandimet e Këshillit të Evropës (Rekomandimi (98) 1 për ndërmjetësimin familjar; (99) 19 në lidhje me ndërmjetësimin në çeshtjet penale; Rekomandimi (2001) 9 për alternativat e procesit gjyqësor ndërmjet autoriteteve administrative dhe palëve private dhe Rekomandimi (2002) 10 për ndërmjetësimin në çeshtjet civile) dhe Udhëzimet e CEPEJ për ndërmjetësimin civil, familjar, penal dhe administrativ duke miratuar një sërë mjetesh konkrete për të ndihmuar shtetet anëtare të zhvillojnë aplikimin e ndërmjetësimit, si dhe për të mbështetur aktorët e ndërmjetësimit në praktikën e tyre të përditshme.
Mjetet e zhvillimit të ndërmjetësimit synojnë të përshtaten me kontekste të ndryshme vendore dhe gradualisht të plotësohen me mjete të reja. Ato janë rezultat i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Institutit Ndërkombëtar të Ndërmjetësimit (IMI) dhe Këshillit të Dhomave të Avokatëve dhe Juristëve të Europës (CCBE).
CEPEJ gjithashtu konfirmoi udhërrëfyesin e grupit të punës për ndërmjetësimin (CEPEJ-GT-MED), i cili bazohet në një hulumtim të kryer më parë nga grupi i punës nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës për ndikimin e udhëzimeve të CEPEJ-it për të përcaktuar masat të cilat duhet të zbatohen me qëllim fuqizimin e përdorimit të ndërmjetësimit.
Këtu mund të gjeni udhëzimet dhe raportet e CEPEJ-it:
https://rm.coe.int/report-on-the-impact-of-cepej-guidelines-on-civil-family-penal-nd-admi/16808c400e
https://rm.coe.int/mediation-development-toolkit-ensuring-implementation-of-the-cepej-gui/16808c3f52
https://rm.coe.int/road-map-for-mediation-based-on-the-cepej-gt-med-report-on-the-impact-/16808c3fd5
Referencat nga faqja zyrtare e Komisionit Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ)