Kërkesa e parë për mendim këshillëdhënës përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut sipas Protokollit 16

Më 16 tetor 2018 Gjykata pranoi një kërkesë për mendim këshillëdhënës nga Gjykata e Cassation-it në Francë. Është kjo kërkesa e parë të cilën po e pranon Gjykata që nga hyrja në fuqi e Protokollit Nr. 16 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut më 1 gusht 2018.

Protokolli u mundëson gjykatave më të larta vendore të kërkojnë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të japë mendime këshillimore për çështje parimore që kanë të bëjnë me interpretimin ose zbatimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë ose protokollet e saj. Mendim këshillëdhënës mund të kërkohet vetëm në kontekstin e rastit në pritje para gjykatës vendore.

Pranimi ose refuzimi i kërkesës është në diskrecionin e Gjykatës. Një panel i përbërë prej pesë gjykatësve vendos nëse do ta pranojë kërkesën, dhe jep arsye në rast të refuzimit të saj. Mendimet këshillëdhënëse të Dhomës së Madhe do të ofrojnë arsye dhe nuk do të jenë detyruese. Ato do të publikohen dhe do t’i përcillen gjykatës apo tribunalit parashtrues si dhe Palës së Lartë Kontraktuese përkatëse. Gjykatësve do t’u lejohet të japin mendime të ndara.

Qëllimi i Protokollit Nr. 16 është të përmirësojë ndërveprimin mes Gjykatës dhe autoriteteve vendore dhe kësisoji të fuqizojë zbatimin e të drejtave dhe lirive të Konventës nga ana e gjykatës parashtruese në aktgjykimet e saj në rastin në pritje.

Gjykata Francese e Cassation-it, në aktgjykimin e 5 tetorit 2018, ka vendosur t’i parashtrojë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut një kërkesë për mendim këshillëdhënës lidhur me çështjen në vijim:  A e tejkalon refuzimi i nënës surrogate për ta regjistruar lindjen e fëmijës jashtë vendit margjinën e vlerësimit sipas Nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut? Gjykata e Cassation-it po i shtyn procedimet e saj derisa Gjykata Europiane ta japë mendimin e vet.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut