27 Mar Vlerësimi i punës së institucioneve të Bosnjës dhe Herzegovinës në luftën kundër diskriminimit
Me rastin e 10-vjetorit të miratimit të Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit, sot në Sarajevë u prezantua një vlerësim i punës së institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës në luftën kundër diskriminimit, të cilin e ka përgatitur misioni i OSBE-së BiH.
Si rezultat i miratimit të Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit dhe të ndryshimeve që pasuan, përpara gjykatave vendore dhe Institucionit të Avokatit të Popullit u sollën shumë raste të diskriminimit. Rastet kanë të bëjnë me fusha të ndryshme shoqërore, siç është diskriminimi sistematik në arsim, në vendin e punës, diskriminimi për sa i përket mundësive të punësimit, si dhe aksesit në shërbimet shëndetësore.
Raporti analizon punën e gjyqësorit, punën e Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët, si aktorët kryesorë institucionalë që luftojnë diskriminimin në BiH. Përveç kësaj, ky raport analizon edhe progresin e arritur në zbatimin e legjislacionit kundër diskriminimit në dhjetë vitet e fundit.
Raporti gjithashtu identifikon mangësitë të cilat BiH duhet të adresojë në mekanizmat e vet kundër diskriminimit, dhe ofron një sërë rekomandimesh për secilin prej aktorëve kryesorë institucionalë për ta përmirësuar këtë fushë të rëndësishme.
Këtu mund të lexoni raportin e plotë:
https://www.osce.org/mission-to-bosnia-and-herzegovina/414671?download=true
Referencat nga faqja zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)