Konferenca “Avancimi i të drejtave të komunitetit LGBTI në Maqedoninë e Veriut” dhe pride-i i parë në Maqedoninë e Veriut

SOGI Unit bashkëorganizoi një konferencë nacionale për legjislacionin e barazisë LGBTI, në partneritet me autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Konferenca e titulluar: “Avancimi i të drejtave të komunitetit LGBTI në Maqedoninë e Veriut” u mbajt në Shkup më 27 dhe 28 qershor dhe u përcoll me Pride-in e parë në Shkup më 29 qeshor, duke shënuar një hap të rëndësishëm për të drejtat LGBTI në Maqedoninë e Veriut, duke qenë se ky vend është prej vendeve të fundit në Ballkan që mban një ngjarje të tillë në këtë regjion konservator.

Koha e mbajtjes së kësaj konference është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh miratimin e vonë të ligjit kundër diskriminimit që mbulon orientimin seksual dhe identitetin gjinor si karakteristika të mbrojtjes. 

Qëllimet kryesore të konferencës ishin:

  • Të nxirren përfundime konkrete dhe të gjenden zgjidhje praktike për përmirësimin e të drejtave të personave LGBT në gjithë vendin, duke synuar fusha të ndryshme si arsimi, mbrojtja sociale, shëndeti, punësimi, qasja në drejtësi, strehimi e sporti;
  • Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira që mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës së komunitetit LGBTI në rajon;
  • Promovimin e Deklaratës për krijimin e një platforme rajonale për promovimin e situatës së personave LGBTI.

Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës