Ligji i ri për arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut përmirëson ndjeshëm të drejtat e personave LGBT

Ligji i ri për arsimin fillor të Maqedonisë së Veriut është hap përpara drejt mbrojtjes kundër diskriminimit dhe dhunës në shkolla. Ligji shprehimisht ndalon diskriminimin në arsimin fillor në të gjitha aspektet, duke përfshirë orientimin seksual dhe identitetin gjinor. 

Ligji saktëson se diskriminimi është i ndaluar në procesin arsimor, regjistrim, disponueshmëri të shërbimeve dhe përfitimeve, përshtatje dhe qasje në objekte, punësim, avancim në karrierë dhe ndërprerje të punës, organizim të studentëve, përmbajtje të kurrikulave dhe teksteve shkollore, menaxhim dhe pjesëmarrje në organet shkollore, financim të arsimit fillor dhe çdo fushë tjetër në arsimin fillor.

Për më tepër, Ligji përmban një dispozitë që përcakton se shkollat do t’i kushtojnë vëmendje shëndetit seksual dhe riprodhues të nxënësve duke siguruar informacione të bazuara në kërkime shkencore, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe promovimin e respektimit të diversitetit. Ligji në mënyrë të qartë i obligon shkollat të lëshojnë diploma të reja dhe dokumente të tjera publike në rastet e të dhënave personale të ndryshuara, në bazë të një vendimi të marrë nga një organ kompetent. Kjo dispozitë është e rëndësishme për personat transgjinorë që përballen me vështirësi kur aplikojnë për dokumente të reja në lidhje me procesin arsimor pas një ndryshimi të të dhënave të tyre personale, në përputhje me identitetin e tyre gjinor.

Për më tepër, Ligji parashikon gjobë në vlerë prej 401 deri në 500 euro për shkelje të kryer nga drejtori i shkollës fillore në rastet e diskriminimit në shkollë dhe mosraportimit të dhunës, abuzimit dhe ngacmimit të nxënësit te organet kompetente.

Referenca nga faqja e internetit Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey

https://www.lgbti-era.org/news/new-law-primary-education-north-macedonia-provides-protection-lgbt-persons