Masat e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut gjatë pandemisë COVID-19

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka ndërmarrë një sërë masash të jashtëzakonshme si përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit COVID-19.

Në përputhje me masat e kufizimit të miratuara nga vendi nikoqir, dhe bashkë me lehtësimin e punës nga shtëpia dhe komunikimin elektronik, Gjykata i ka mbajtur aktivitetet e saj thelbësore (veçanërisht trajtimin e çështjeve me prioritet) dhe ka vazhduar të pranojë kërkesa dhe t’i çojë ato te formacionet përkatëse gjyqësore. Gjatë kësaj periudhe, vetëm individëve – gjyqtarë dhe anëtarë të Regjistrit – prania fizike e të cilëve është thelbësore, u është lejuar të hyjnë në Ndërtesën e të Drejtave të Njeriut, në baza vullnetare dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze masat paraprake shëndetësore të përcaktuara nga autoritetet.

Në fillim, afati gjashtëmujor për paraqitjen e kërkesave dhe të gjitha afatet kohore në lidhje me çështjet në pritje janë shtyrë për një muaj, nga data 16 mars.

Më 9 prill, Gjykata njoftoi se masat e jashtëzakonshme të marra nga Gjykata në kontekstin e krizës globale të shëndetit do të shtyhen:

  • Afati kohor prej gjashtë muajsh për paraqitjen e një kërkese, në bazë të Nenit 35 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ishte shtyrë specifikisht për periudhë njëmujore nga 16 marsi 2020, tani është shtyrë për dy muaj të tjerë nga nga 16 prilli 2020 deri më 15 qershor 2020.
  • Afatet që ishin caktuar në procedurat në pritje, të shtyra për një periudhë njëmujore nga 16 marsi 2020, tani janë shtyrë për një periudhë tjetër dymujore nga 16 prilli 2020; por, kjo nuk vlen për periudhën tremujore sipas Nenit 43 të Konventës për paraqitjen e një kërkese nga palët për referim në Dhomën e Madhe.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

Tags:
,