19 Gus Raporti i CPT-së për Maqedoninë e Veriut 2021
Në raportin e fundit për Maqedoninë e Veriut të publikuar nga Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit apo Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (CPT) u konkludua se përkundër përmirësimeve të vogla duke përfshirë renovimin e një krahu të seksionit të paraburgimit të Burgut të Shkupit dhe mbylljen e tri krahëve problematike të Burgut Idrizovo, shumica e brengave jetëgjata sa i përket kushteve të jetesës në burgje mbesin të patrajtuara.
CPT-ja kë vërejtur mbipopullim, kushte johigjenike dhe të këqija të mbajtjes në të ashtuquajturën njësinë “ambulanta”, krahët e mbyllur të Burgut Idrizovo dhe krahët e parenovuara të Burgut të Shkupit, duke u bazuar në një “vizitë ad hoc” që iu bë vendin mes datave 7-9 dhjetor 2020.
Raporti kritikon qasjen “anakronike” ndaj trajtimit të të burgosurve në Burgun e Shkupit (të mbyllur në qelitë e tyre për 23 orë në ditë pa asgjë për të bërë dhe duke u mohuar kontaktet me fëmijët e tyre), asnjë aktivitet “qëllimplotë” për të burgosurit e dënuar në Burgun Idrizovo dhe kujdes të dobët shëndetësor që u ofrohet të burgosurve për shkak të ngurrimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndërmarrë një qasje më “strategjike”.
Tutje, CPT-ja dëgjoi përsëri akuzat për keqtrajtim fizik të të dyshuarve nga policët dhe inspektorët që përbëheshin kryesisht nga shuplaka, grushta, shqelma dhe goditje me shkopinj ose objekte të tjera (përfshirë pajisje elektroshoku të dorës dhe radio aparate), që supozohet se bëheshin për të nxjerrë dëshmi. KPT u bën thirrje autoriteteve të shqyrtojnë seriozisht të gjitha mjetet për të siguruar se mesazhi i tolerancës zero ndaj keqtrajtimit të personave të ndaluar të arrijë te zyrtarët e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet.
Sipas pikëpamjes së CPT-së, dialogu me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i cili bazohet në besimin dhe mirëkuptimin reciprok, kërkon “veprim konkret” për të zbatuar shumë rekomandime të vjetra siç përcaktohet në raport.
Këtu mund të gjeni raportin e plotë: https://rm.coe.int/1680a359cb
Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës