09 Dhj Barra e provës për kërkimin e dëmshpërblimin për vrasjen e një të burgosuri të kohës së luftës u takon autoriteteve
Në rastin Baljak dhe të tjerët kundër Kroacisë (kërkesa nr. 41295/19, 25.11.2021) Europiane për të Drejtat e Njeriut, njëzëri ka gjetur se ka pasur: shkelje të Nenit 6 § 1 (e drejta për një dëgjim të drejtë) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Rasti kishte të bënte me hedhjen poshtë të pretendimit të kërkuesve kundër Shtetit me arsyetimin se ata nuk kishin arritur të dëshmonin se Shteti ishte përgjegjës për vdekjen e të afërmit të tyre. Në 5, gusht, ushtria kroate rifitoi kontrollin mbi qytetin K, si pjesë e fushatës ushtarake të lajmëruar “Operacioni Stuhia” nga autoritetet kroate, qëllimi i së cilës ishte të rifitonte kontrollin mbi një pjesë të territorit kroat të pushtuar nga forcat paraushtarake serbe që nga viti 1991. Po atë ditë, i afërmi i kërkuesve, S.B. (djali, vëllai dhe nipi), u kap nga ushtarët
kroatë në një fshat pranë. Ai u vendos në një bodrum së bashku me rreth 20 persona të tjerë. Të nesërmen ai dhe disa burra të tjerë u morën nga ushtarët kroatë dhe u dërguan në një vend të panjohur. Kërkuesit kurrë nuk dëgjuan më prej tij. Në vitin 2002 trupi i tij u gjet në një varrezë me plagë nga një armë zjarri në kohë, bashkë me trupat e burrave të tjerë që i morën bashkë me të. Me gjasë, kurrë nuk ishte hapur ndonjë hetim lidhur me rrethanat e zhdukjes dhe të vrasjes së S.B.
Gjykata përsëriti se ajo tashmë kishte konstatuar në një numër rastesh se personat që kishin humbur pas ndalimit të tyre nga ushtarët duhej të supozoheshin të vdekur dhe se shteti ishte për këtë arsye përgjegjës për vdekjen e tyre.
Gjykata kishte konstatuar se në situata të tilla barra e provës u takonte autoriteteve për të dhënë një shpjegim të kënaqshëm dhe bindës se viktima kishte mbijetuar ose kishte vdekur në rrethana të ndryshme.
Nuk kishte pasur asnjë hetim penal për zhdukjen dhe vrasjen e të afërmit të kërkuesve dhe as ndonjë dënim penal. Faji për këtë nuk mund t’u lihej kërkuesve. Në përputhje me rastet e Gjykatës, në ato rrethana kishte një presupozimin i fortë i kauzalitetit midis zhdukjes dhe vrasjes së S.B. Barra e provës se ushtarët kroatë nuk kishin vrarë atë në mënyrë të paligjshme binte mbi autoritetet.
Gjykata gjeti se përfundimi i arritur nga gjykatat vendore kur hodhën poshtë kërkesën – se kërkuesit kishin dështuar të dëshmonin se ushtarët kroatë kishin vrarë S.B. dhe se vrasja e tij nuk përbënte dëm lufte – ishte dukshëm e paarsyeshme, duke marrë parasysh rrethanat e rastit dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës. Gjykatat vendore kishin vendosur një standard të paarritshëm prove mbi kërkuesit, gjë që ishte veçanërisht e papranueshme duke pasur parasysh seriozitetin e veprimeve në fjalë.
Prandaj kishte pasur një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës. Gjykata tutje konsideroi se ankesa e kërkuesve lidhur me urdhërin e gjykatave vendore që ata të paguanin kostot e përfaqësimit të shtetit në procedurën civile ishte e joserioze, dhe u hodh poshtë si e papranueshme.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut