29 Gus Raport tematik mbi të Drejtën e Përfaqësimit Efektiv në Procedimet Penale dhe Sistemin e Emërimit Ex Officio në Kosovë
Misioni i OSBE-së në Kosovë sot publikoi raportin e tij të fundit tematik për: Të Drejtën për Përfaqësim Efektiv në Procedimet Penale dhe Sistemin e Emërimit Ex Officio.
Duke mbuluar periudhën mes viteve 2020 dhe 2021, raporti shqyrton standardet e përfaqësimit të mbrojtjes dhe funksionin e sistemit të emërimit ex officio që cakton avokatin mbrojtës për të pandehurit që nuk mund të sigurojnë avokat.
Raporti ofron një pasqyrë të politikës dhe kornizave ligjore për sigurimin e përfaqësimit të mbrojtjes dhe mbështetet në gjetjet e sondazheve me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, për të vlerësuar disa nga sfidat dhe pengesat të përfaqësimit efektiv të mbrojtjes penale në Kosovë.
Misioni i OSBE-së avokoi për zhvillimin e sistemit aktual të emërimit ex officio dhe ishte i kënaqur të gjente se sistemi përfiton nga mbështetja e përgjithshme. Megjithatë, raporti vë gjithashtu në dukje shqetësimet lidhur me standartet e përfaqësimit të mbrojtjes dhe thekson se është e rëndësishme që të pandehurit të marrin përfaqësim efektiv ex officio sa herë që përfaqësimi ligjor është në interes të drejtësisë.
Me rastin e publikimit të raportit, Ambasadori Michael Davenport, Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë tha: “Sigurimi i përfaqësimit ligjor nuk garanton në vetvete të drejtën për mbrojtje efektive. Korniza e nevojshme ligjore, institucionet dhe procedurat e nevojshme duhet të plotësohen me një kulturë profesionale të mbrojtjes, të vendosur për të mbajtur standardet. Raporti i OSBE-së thekson rolin e avokatëve mbrojtës dhe rëndësinë e emërimeve ex officio. Andaj, shpresoj se tani mund të shfrytëzojmë mundësinë e reformës më të gjerë gjyqësore që të forcojmë avokatin mbrojtës brenda sistemit të drejtësisë penale”.
Raporti rreshton një numër rekomandimesh ndaj institucioneve kyç, duke përfshirë një shqyrtim tërësor të sistemit aktual, duke ofruar udhëzime mbi zbulimin dhe qasjen në dosjet e rasteve dhe trajnimin e përmirësuar dhe kualifikime për avokatët që praktikojnë mbrojtjen penale, veçanërisht ata që marrin punë ex officio.
Raporti i plotë është në dispozicion në shqip, serbisht dhe anglisht në faqen: https://www.osce.org/mission-in-kosovo/523952
Referencat nga faqja zyrtare e OSBE-së