Autoritetet rregulluese të mediave dhe mbrojtja e të miturve

Në kaudër të projektit të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian me titull: “Forcimi i ekspertizës gjyqësore për lirinë e shprehjes dhe të mediave në Evropën Juglindore (JUFREX)” u organizuan një varg konferencash rajonale për autoritetet e mediave lidhur me temat e përbashkëta me qëllim të trajtimit të tyre të përbashkët. Pas përgatitjes shumë të suksesshme të botimit për gjuhën e urrejtjes: “Autoritetet rregulluese të mediave dhe gjuha e urrejtjes” (2017), organet rregulluese nacionale pjesëmarrëse nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me mysafirë nga Kroacia propozuan një botim të dytë që përqendrohet në një temë po aq të rëndësishme që lidhet me mbrojtjen e të miturve nga përmbajtja e dëmshme. Ky botim përfshin informata për rastet e rëndësishme që u trajtuan nga rregullatorët në rajon në lidhje me mbrojtjen e të miturve. Një pjesë e këtij publikimi i kushtohet rolit të Autoriteteve Rregulluese Kombëtare në këtë drejtim, përfshirë mandatet e tyre ligjore dhe rregulluese.

Në botën e sotme të lidhur si kurrë më parë, shumica e informacioneve na vijnë nga mediat, në shumë forma. Na pëlqeu neve apo jo, mediat kanë rol tejet të rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Që nga lindja, fëmijët janë të rrethuar nga mediat – mediat dhe platformat e komunikimit dhe përmbajtja janë pjesë e mjedisit të tyre, jetës së tyre familjare, kohës së argëtimit dhe lojërave të tyre, shprehive të tyre të të mësuarit dhe zhvillimit të aftësive shoqërore.

Qëllimi i këtij botimi, ndër të tjera, është t’i kontribuojë një kuptimi më të gjerë të konceptit të mbrojtjes së të miturve nga përmbajtja e dëmshme në shërbimet e mediave audiovizuale, rolin e Autoriteteve Rregulluese Nacionale në këtë fushë, nevojën për përfshirjen e palëve të ndryshme të interesit duke siguruar një mjedis të sigurtë, si offline ashtu edhe online, për zhvillimin e fëmijëve dhe të miturve, dhe t’u ofrojë Autoriteteve Rregulluese të Mediave dhe Mbrojtjes së të Miturve material për të ofruar rekomandime dhe mekanizma për mbrojtjen e të miturve, si dhe për të lehtësuar përpjekjet dhe iniciativat e mëtutjeshme.

Këtu mund të gjeni publikimin: https://rm.coe.int/jufrex-media-regulator-authorities-and-protection-of-minors/168093e0d8

Referencat nga faqja Këshillit të Europës