23 Nën Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave
“Të gjitha gratë dhe vajzat kanë të drejtë të jetojnë pa dhunë. Për fat të keq, ky nuk është realiteti. Një në tre gra ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale – 22% nga duart e partnerit të tyre. Më shumë se gjysma e të gjitha grave janë ngacmuar seksualisht dhe 20% të grave të reja raportojnë ngacmime seksuale në internet”, tha Dunja Mijatovic, Komisionere e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, përpara Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Përveç këtyre të dhënave të ofruara nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore, OKB-ja vlerëson se 70% e viktimave të dhunës në familje janë gra. Në vitin 2016, numri i grave viktima të vrasjeve të kryera nga partnerët ose familjarët dhe të afërmit sipas Eurostat-it ishte 238 në Gjermani, 146 në Francë, 67 në Spanjë, 45 në Hungari, 18 në Kroaci, 16 në Finlandë dhe 11 në Shqipëri (sa për ilustrim).
Dhuna me bazë gjinore ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe duhet të luftohet fuqishëm. Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (“Konventa e Stambollit“) u hartua pikërisht me këtë qëllim në mendje. Ajo është marrëveshja ndërkombëtare më gjithëpërfshirëse dhe më e gjere për trajtimin e dhunës ndaj grave, duke përcaktuar detyrimet shtetërore për të parandaluar dhunën, për të mbrojtur viktimat dhe për të ndjekur penalisht autorët. Konventa ka hapur rrugë që të kërkohet nga shtetet të kriminalizojnë një varg të gjatë të dhunës ndaj grave, duke përfshirë dhunën fizike, seksuale dhe psikologjike, përgjimin, ngacmimin seksual, gjymtimin gjenital të femrave dhe martesën e detyruar. Është shumë shpresëdhënës fakti që 33 nga 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës e kanë ratifikuar tashmë Konventën e Stambollit.
Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Evropës
Këtu mund të lexoni artikullin e plotë: https://www.coe.int/en/web/commissioner/-/fulfil-the-promise-of-a-comprehensive-response-to-violence-against-women