06 Shk Doracaku i Dokumenteve të Mbrojtura
Policia Kufitare e Bosnjës dhe Herzegovinës (BiH) prezantoi Doracakun e Dokumenteve të Mbrojtura, të përpiluar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në BiH, në Sarajevë në një event i cili u mbajt më 28 janar 2019.
Qëllimi i Doracakut është të rrisë aftësinë profesionale të zyrtarëve të Policisë Kufitare të BiH për të zbuluar teknika të reja të falsifikimit të dokumenteve dhe për të përmirësuar njohuritë e tyre për teknologjitë më të fundit të mbrojtjes së dokumenteve. Doracaku është pjesë e përpjekjeve të Policisë Kufitare për të qëndruar krah për krah me përdorimin e vazhdueshme të teknikave më të sofistikuara të mbrojtjes së dokumenteve fizike, optike dhe elektronike në këtë fushë dhe për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me përshtatjen e kriminelëve me teknologjitë e reja.
“Keqpërdorimi i dokumenteve të identifikimit paraqet kërcënim mbinacional ndaj sigurisë, pasi mund të përdoret për kryerjen e krimeve, duke përfshirë ato që lidhen me migrimin e paligjshëm, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandën. Meqenëse dokumentet e falsifikuara të udhëtimit përdoren më së shpeshti gjatë kalimit të kufirit shtetëror, zbulimi i tyre është element kyç i kontrollit kufitar dhe parakusht për efikasitetin e tij”, tha Sanja Fitzgerald, Zyrtare e Projektit në Njësinë e Bashkëpunimit të Sigurisë të Misionit të OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë.
“Doracaku ofron shpjegime, të ilustruara me fotografi, të metodave të krijimit të dokumenteve të mbrojtura, duke përfshirë të gjitha teknikat e printimit, si tiparet konvencionale, digjitale, si dhe ato mbrojtëse. Vëmendje e veçantë i kushtohet mënyrave se si mund të krijohen dokumente të mbrojtura dhe si të verifikohet nëse ato janë të vërteta ose jo” theksoi Emir Kulaglic, polic kufitar në BiH, i cili është njëri prej autorëve të Doracakut.
Doracaku do të jetë në dispozicion për zyrtarët e Policisë Kufitare të BiH në të gjitha pikat e kalimit kufitar si në formë të shtypur ashtu edhe në versionin elektronik, që zyrtarët të shohin përmbajtjen e tij, të rrisin njohuritë e tyre dhe ta përdorin atë gjatë kryerjes së detyrave të përditshme të kontrollit të dokumentave.
Autorë të tjerë janë Selvedin Sakic nga Policia Kufitare e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Nenad Sajtinac, Milos Vostinic dhe Milos Cvetkovic nga Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë.
Referencat nga faqja zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)