Doracaku i OSBE-së për raportimin e mediave rreth dhunës gjinore kundër grave

Më 8 dhjetor, Misioni i OSBE-së në Mal të Zi publikoi një dokument  Doracaku për raportimin e mediave rreth dhunës gjinore kundër grave, udhëzues për profesionistët e mediave se si të raportojnë për dhunën gjinore ndaj grave dhe vajzave në përputhje me parimet dhe standardet etike. Stacionet televizive nacionale, gazetat, portalet e lajmeve dhe transmetuesit lokalë në Malin e Zi morën kopje të këtij doracaku.

Raportimi mbi rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave është shumë i ndjeshëm dhe mund të ketë ndikim të madh në jetën e të mbijetuarave, dhe të ndikojë në opinionin publik dhe politikëbërësit. Ai ka potencial të hedhë dritë mbi shkaqet rrënjësore të dhunës ndaj grave dhe vajzave, për të promovuar norma pozitive sociale dhe gjinore dhe për të ndihmuar në zbutjen e rrezikut përmes ofrimit të informatave thelbësore për viktimat. Është shumë me rëndësi që gazetarët të raportojnë për rastet e dhunës dhe të zhdukin stigmën rreth tyre. Shumë shpesh raportet e mediave mbi dhunën ndaj grave janë të pandjeshme dhe nxisin viktimizimin dytësor të të mbijetuarve.

Ky doracak thekson se mediat duhet të shmangin sensacionalizmin dhe të përmbahen nga promovimi i stereotipeve të dëmshme për gratë. Metodë veçanërisht problematike e raportimit është theksimi dhe përpunimi i “arsyeve” që kishte abuzuesi, i cili shpesh është partneri, siç është zilia, refuzimi, varfëria, humbja e punës ose varësia, ku përgjegjësia për dhunën ndahet ose madje zhvendoset nga abuzuesi tek e mbijetuara.

Ky doracak i nxit gazetarët t’i qasen dhunës ndaj grave dhe vajzave si një problemi social, i cili gjatë raportimit mbi të, rrit ndërgjegjësimin dhe adreson se si t’i përgjigjen me përgjegjësi. Doracaku sqaron shqetësimet kryesore në raportim, thyen mitet që ndikojnë në mënyrën se si raportohet dhuna dhe formulon parime të qarta praktike dhe rekomandime për të vendosur standarde të reja dhe për t’i përmirësuar standardet ekzistuese.

Duke u bazuar në këtë doracak, Misioni do të vazhdojë të mbështesë studentët dhe gazetarët për të rritur më tej kapacitetet e tyre për të raportuar mbi dhunën gjinore.  

Referencat nga faqja zyrtare e OSBE-së