EuroPride 2022 në Beograd

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se organizatat e European Pride e kanë përzgjedhur Belgrade Pride për të qenë nikoqir i EuroPride 2022.

Oferta e Beogradit mori 71% të votave të anëtarëve të Shoqatës së Organizatorëve të European Pride, në votimin e Takimit Vjetor që u mbajt sot në Bilbao.

Kristine Garina, Kryetare e Shoqatës së Organizatorëve të European Pride, tha:

“Pride gjithmonë ka qenë protestë, ndërsa EuroPride do të ketë ndikim të madh për personat LGBTI në Beograd, në Serbi dhe në mbarë rajonin. Vetë e kam parë dhunën dhe protestat të cilat Belgrade Pride i ka përjetuar në të kaluarën, dhe votat e anëtarëve tanë për Beogradin tregojnë se ne duam që EuroPride të ketë ndikimin maksimal”.

Nikoqir të kësaj ngjarjeje kanë qenë qytetet e ndryshme që nga viti 1992, dhe Beogradi do të jetë kryeqyteti i parë nikoqir i EuroPride 2022 për herë të parë jashtë Zonës Ekonomike Europiane (EEA).

Historia e Belgrade Pride është histori e dhunës dhe antiprotestave të së djathtës ekstreme dhe grupeve nacionaliste, si dhe ndalimeve të cilat pasuan pas ngjarjes. Që nga viti 2014, Pride është zhvilluar me sukses dhe me mbështetje në rritje e sipër. Belgrade Pride 2019 u organizua një javë më parë.

Më shumë informacione mund të gjeni në librin e Belgrade Pridehttp://epoa.eu/wp-content/uploads/2019/07/2022_Belgrade.pdf

Belgrade Pride u përzgjodh në garë me ILGA Portugal, ILGA Portugal, rede ex aequo dhed Variações LGBTI, Dublin Pride dhe Pride Barcelona.

Referenca nga Shoqata e Organizatorëve të European Pride