Kroacia i kthen emigrantët në Bosnjë dhe Hercegovinë në kundërshtim me parimet ndërkombëtare

Policia kroate po i kthen emigrantët dhe azilkërkuesit në Bosnjë dhe Hercegovinë, në disa raste në mënyrë të dhunshme dhe pa u dhënë mundësinë të kërkojnë azil.

Human Rights Watch ka intervistuar 20 persona dhe të gjithë të intervistuarit treguan me hollësi për mbajtjen në arrest nga njerëz të cilët ose identifikoheshin si policë kroatë ose mbanin uniforma që përputhenshin me ato që mban policia kroate.

Kroacia ka marrëveshje dypalëshe riatdhesimi me Bosnjë dhe Hercegovinën që i mundëson Kroacisë t’i kthejë shtetasit e vendeve të treta pa leje për të qëndruar në vend. Sipas Ministrisë së Sigurisë të Bosnjës dhe Hercegovinës, sipas marrëveshjes, mes janarit dhe 27 nëntorit, Kroacia ka kthyer në Bosnjë dhe Herzegovinë 493 persona, 265 prej të cilëve ishin shtetas turq. Asnjëri nga njerëzit që u intervistuan nga Human Rights Watch nuk i ishte nënshtruar ndonjë procedure formale të kthimit përpara se të kthehej në kufi.

Kthimi i azilkërkuesve pa i marrë parasysh nevojat e tyre për mbrojtje është në kundërshtim me ligjin e azilit të Bashkimit Europian, në kundërshtim me Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore si dhe në kundërshtim me Konventën e Refugjatëve të vitit 1951.

Referencat nga uebfaqja zyrtare e Human Rights Watch

Këtu mund të lexoni artikullin e plotë:

https://www.hrw.org/news/2018/12/11/croatia-migrants-pushed-back-bosnia-and-herzegovina