31 Gus Kujdestaria e fëmijëve
Në rastin Grujić kundër Serbisë (nr. 203/07, 28.08.2018) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur se nuk ka pasur shkelje të Nenit 8 (e drejta për jetë) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Rasti kishte të bënte me përpjekjet e parashtruesit të zbatojë urdhërin e gjykatës për të kontaktuar me të dy fëmijët e tij. Parashtruesi është shtetas i Serbisë.
Parashtruesi jetonte me dy fëmijet e tij, vajzë dhe djalë, dhe me nënën e tyre deri në vitin 2001, kur prindërit u divorcuan. Në janar të atij viti, qendra lokale për punë sociale ia dha kujdestarinë e fëmijëve nënës së tyre dhe i lejoi parashtruesit t’i vizitone çdo të dytën javë si dhe gjatë pushimeve të shkollës.
Në gusht të vitit 2005 ai kërkoi nga gjykata t’ia jepte atij kujdestarinë dhe në dhjetor 2005 gjykata lëshoi një urdhër të përshkohshëm, që ishte i ngjashëm me të parin. Nga janari 2006, parashtruesi provoi ta zbatonte urdhrin e përkohshëm të dhjetorit 2005. Ai u ballafaqua me shumë pengesa, duke përfshirë faktin se vajza e tij nuk donte të shkonte në takime dhe nëna refuzonte ta linte djalin të shkonte vetë në rastet e tilla.
Shërbimet sociale dhe gjykatat organizuan takime të ndryshme ndërmjet prindërve, babait dhe fëmijëve për të diskutuar për këtë situatë. Në fund, gjykata e shkallës së parë që merrej me rastin i dha fund procedurave të përkohshme në nëntor të vitit 2011 dhe parashtruesi u urdhërua të paguante shpenzimet.
Parashtruesi u ankua tek autoritetet serbe për shkak se ato kishin dështuar të ndërmerrnin hapa efektivë për ta ekzekutuar urdhrin e përkohshëm të dhjetorit 2005.
Gjykata e ka parasysh faktin se kontestet e kontaktit dhe të banimit janë tejet të ndjeshme për të gjitha palët e përfshira, dhe nuk është kurrsesi detyrë e lehtë për autoritetet vendore të sigurojnë ekzekutimin e një urdhri gjyqësor kur sjellja e njërës apo e të dy palëve nuk është konstruktive. Në rastin në fjalë, qëndrimi jobashkëpunues i nënës dhe armiqësia e dukshme e vajzës ndaj parashtruesit ua vështirësoj shumë punën autoriteteve vendore për të ndërmarrë veprime drejt përmbushjes së plotë të të drejtave të parashtruesit. Gjykata konstatoi se përkundër disa periudhave joaktive, dhe duke marrë parasysh natyrën e ndjeshme të rastit, autoritetet vendore në përgjithësi vepruan me zell në këtë rast. Andaj, nuk ka pasur shkelje të Nenit 8.
Referencat nga faqja zyrtare e GjEDNj-së