Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe përgjigjja ndaj pandemisë COVID-19

Shqipëria, si shumë vende në të gjithë botën në këtë kohë pandemie, po përballet me një sfidë në krijimin e një ekuilibri të drejtë midis mbrojtjes së shëndetit, zbutjes së ngërçit ekonomik dhe social dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Masat kufizuese në mënyrë të pashmangshme shkelin të drejtat e njeriut dhe liritë themelore –  pjesë përbërëse dhe e domosdoshme e një shoqërie demokratike të qeverisur nga shteti ligjor.

Duke mësuar nga kjo përvojë, Aksioni “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GjEDNj-së në Shqipëri” po mbështet autoritetet publike në sigurimin e respektimit të mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në çdo rrethanë të jashtëzakonshme që mund të ndodhë, siç janë katastrofat ose pandemitë. Për t’u ndihmuar autoriteteve, si dhe profesionistëve dhe praktikuesve ligjorë, në kuadër të projektit u realizua një vlerësim i përgjigjeve legjislative dhe rregullatore ndaj pandemisë COVID-19, i cili nxjerr në pah konsideratat kryesore të të drejtave të njeriut në lidhje me pandeminë COVID-19. Vlerësimi jep konsiderata kyçe lidhur me trajtimin e masave të kuarantinës dhe masave kufizuese, si dhe nxjerr në pah rëndësinë e integrimit të qasjes së orientuar nga të drejtat e njeriut për t’iu përgjigjur rrethanave të jashtëzakonshme.

Vlerësimi synon t’u ndihmojë autoriteteve shqiptare për të zbatuar në mënyrë efikase dhe me kohë vendimet gjyqësore të brendshme dhe për të ekzekutuar vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vëmendje e veçantë i është dhënë çështjeve që lidhen me të drejtat e kërkuesve për posedim paqësor të pronës.

Këtu mund të lexoni më shumë rreth këtij aksioni:

https://www.coe.int/en/web/national-implementation/albania-hfii-supporting-enforcement-of-judicial-decisions-and-facilitating-execution-of-ecthr-judgments-in-albania

Referencat nga faqja Këshillit të Europës