Pandëshkueshmëria e policisë pas përdorimit të tepruar të forcës ka çuar në shkelje të Konventës

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur se ka pasur shkelje të Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin Hasan Köse kundër Turqisë (kërkesa nr. 15014/11, 18/12/2018). Kërkuesi, Hasan Köse, është shtetas turk i cili jeton në Izmir (Turqi). Rasti kishte të bënte me ankesën e tij se një polic e kishte qëlluar me armë dhe e kishte plagosur pa u dënuar për këtë.

  1. Köse pretendon se ai u qëllua në janar 2007 nga njëri prej policëve të cilët e kishin ndaluar atë bashkë me vëllain e tij ndërsa po lëviznin me furgonin e tyre për në punë. Sipas tij, policët u nervozuan kur vëllezërit u kërkuan policëve dokumente të identifikimit. Ata nisën ta godasin vëllain e tij ndërsa kërkuesin e spërkatën me gaz lotsjellës. Kur kërkuesi mori një shkop për t’u mbrojtur, njëri prej policëve e gjuajti me armë tri herë, duke e qëlluar në zonën e barkut. Mjekët në spital e konsideruan plagën e tij si rrezik për jetën.

Në 2008, kërkuesi u diagnostikua me çrregullim të stresit post-traumatik dhe me depresion të thellë si rezultat i të qenit i qëlluar, ndërsa një raport i vitit 2010 i përpiluar nga spitali në Izmir thoshte se aftësia e tij për punë ishte zvogëluar në 27%. Gjykata e shpalli policin fajtor për përdorimin e tepruar të forcës dhe për shkaktimin e plagës që paraqet rrezik për jetë. Gjykata e dënoi policin me pesë muaj burg, por gjykata hoqi dorë nga shpallja e vendimit, siç lejohet me legjislacionin vendor (përkatësisht Neni 231 i Kodit të Procedurës Penale).

Kundërshtimi i z. Köse ndaj këtij pezullimi u hodh poshtë në 2010. Procedurat kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme për kompensim vazhdojnë ende. Duke u bazuar në Nenin 2 (e drejta e jetës), z. Köse u ankua se polici i cili e kishte qëlluar dhe e kishte plagosur kishte marrë dënim shumë të lehtë, i cili sidoqoftë, nuk ishte zbatuar kurrë. Ai theksoi se polici nuk ishte ndëshkuar pavarësisht faktit se ai ishte gjetur fajtor nga një gjykatë penale.

Gjykata konsideroi se sistemi i drejtësisë penale, siç aplikohet në rastin në fjalë, nuk ishte fare rigoroz dhe ka pasur efekt të vogël parandalues për të siguruar parandalim efikas të veprimeve të jashtëligjshme, siç janë ato që paraqet kërkuesi. Prandaj, Gjykata gjeti shkelje të Nenit 2 të Konventës.

Referencat nga faqja zyrtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut