Përgjegjësia penale për mosfshirjen e komenteve urrejtëse nga një llogari publike në Facebook

Në rastin Sanchez kundër Francës (kërkesa nr. 45581/15, 02.09.2021) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur se: nuk ka pasur shkelje të Nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti kishte të bënte me dënimin penal të kërkuesit, në atë kohë këshilltar lokal që po garonte
për Parlament, për nxitje të urrejtjes ose dhunës kundër një grupi njerëzish ose
individi për shkak të përkatësisë së tyre në një fe të veçantë, pas dështimit të tij për të marrë
veprime të shpejta për fshirjen e komenteve të postuara nga të tjerët në murin e llogarisë së tij në Facebook. Më 24 tetor 2011, z. Sanchez publikoi një postim në lidhje me F.P., kundërshtarin e tij, në murin e llogarisë së tij në Facebook, e cila menaxhohej nga ai personalisht. Një përdorues tjetër i Facebookut, S.B. shkroi një koment: “Ky njeri i madh, njeri i madh e ka shndërruar Nimesin në Algjer, nuk ka rrugë pa qebapore dhe xhami; shpërndarësit e drogës dhe prostitutat mbretërojnë gjithandej, nuk është çudi që ai zgjodhi Brukselin, kryeqytetin e rendit të ri botëror të sheriatit … ”Një përdorues tjetër, L.R., shtoi tre komente të tjera drejtuar muslimanëve.

Gjykata përsëriti se toleranca dhe respekti për dinjitetin e barabartë të të gjitha qenieve njerëzore përbënte
themelin e një shoqërie demokratike, pluraliste. Si rrjedhojë, në parim mund të konsiderohet
e nevojshme për të ndëshkuar apo edhe parandaluar të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin, promovojnë ose
arsyetojnë urrejtjen e bazuar në jotolerancë. Gjykata theksoi se i kushtonte rëndësinë më të madhe lirisë së shprehjes në kontekstin e debatit politik dhe konsideroi se kërkoheshin arsye shumë të forta për të justifikuar kufizimet në fjalimin politik dhe se në prag të zgjedhjeve, opinione dhe informata të të gjitha llojeve duhet të lejohet të qarkullojë lirshëm. 

Në rrethanat specifike të rastit, megjithatë,
Gjykata konstatoi se vendimi i gjykatave vendore për të dënuar kërkuesin për shkak të dështimit të tij për të
ndërmarrë veprime të shpejta në fshirjen e komenteve qartësisht të paligjshme të postuara nga të tjerët në murin e tij
të Facebookut, që u përdor në lidhje me fushatën e tij elektorale, ishte bazuar në
arsye relevante dhe të mjaftueshme që lidhen me mungesën e vigjilencës dhe reagimit të tij. 

Sa i përket hapave të ndërmarrë nga kërkuesi, Gjykata vërejti se gjykatat vendore kishin konstatuar
përgjegjësinë nga ana e tij në bazë të disa faktorëve. Aplikanti me vetëdije e kishte bërë murin
e tij të Facebookut publik, duke lejuar kështu miqtë e tij të postojnë komente aty. Kështu,
ai ishte i obliguar të mbikëqyrte përmbajtjen e deklaratave të publikuara. Për më tepër,
Gjykata Penale kishte theksuar se kërkuesi nuk mund të ishte në dijeni se llogaria e tij kishte të ngjarë të
tërhiqte komente të një natyre politike, të cilat sipas përkufizimit ishin polemike dhe prandaj duhet
të ishin monitoruar edhe më me kujdes nga ai. Gjykata e Apelit kishte vendosur, në vija të ngjashme,
se statusi i tij si figurë politike kërkonte vigjilencë edhe më të madhe nga ana e tij. Gjykata Penale kishte vënë re
në mënyrë specifike se komentet e L.R. mund të shiheshin për rreth gjashtë javë pasi kishin qenë
të postuara. Në këto rrethana, Gjykata konstatoi se arsyet e dhëna nga Gjykata Penale
dhe Gjykata e Apelit në lidhje me hapat e ndërmarrë nga kërkuesi kishin qenë relevante dhe të mjaftueshme
për qëllime të Nenit 10 të Konventës.

Ndërhyrja në fjalë mund të shihet si “e nevojshme në një shoqëri demokratike” dhe nuk kishte pasur shkelje të Nenit 10 të Konventës.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut