30 Pri Raporti i dytë mbi monitorimin e rasteve të korrupsionit para gjykatave në BeH
Misioni i OSBE në Bosnje dhe Herzegovinë (BeH) paraqiti sot në Sarajevë raportin e tij të dytë mbi monitorimin e rasteve të korrupsionit përpara gjykatave në BeH. Raporti arrin në përfundimin se reagimi gjyqësor ndaj korrupsionit në BeH është i pamjaftueshëm, sidomos për sa i përket trajtimit të rasteve të shkallës së mesme dhe të lartë.
Raporti “Monitorimi i Gjykimit të Rasteve të Korrupsionit në BeH: Vlerësimi i Dytë“, mbështetet dhe thirret në veprimtarinë e paraqitur në raportin e parë të ARC-së të nxjerrë në shkurt të vitit 2018. Raporti, i përbërë nga tetë kapituj, paraqet 24 rekomandime që synojnë përmirësimin e reagimit gjyqësor ndaj korrupsionit, duke u bazuar në gjetjet nga monitorimi dhe vlerësimi i 300 rasteve në gjykata në të gjitha nivelet në gjithë BeH gjatë viteve 2017 dhe 2018.
Raporti, ndër të tjera, konstaton se performanca e sistemit të drejtësisë në aspektin e produktivitetit të prokurorive dhe gjykatave, kapaciteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve në zbatimin e ligjit dhe efikasiteti i tyre në procedimin e rasteve ndikohet nga probleme serioze.
Raporti u realizua në kuadër të projektit “Vlerësimi i nevojave të reagimit gjyqësor ndaj korrupsionit përmes monitorimit të rasteve penale”, të mbështetur nga Byroja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Narkotikë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit.
Qëllimi kryesor i projektit është identifikimi dhe analizimi i problemeve të cilësisë dhe efektivitetit të reagimit gjyqësor ndaj korrupsionit në nivel legjislativ, institucional dhe individual, si dhe propozimi i masave të përshtatshme dhe të mundshme për të adresuar këto probleme.
Këtu mund ta lexoni raportin e plotë:
https://www.osce.org/mission-to-bosnia-and-herzegovina/417527?download=true
Referencat nga faqja zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)