28 Shk Raporti i Human Rights Watch 2021
Human Rights Watch (“HRW”) tha në raportin e tij të fundit të publikuar në janar 2012 se të drejtat e njeriut dhe të pakicave, sundimi i ligjit dhe liria e medias mbeten të rrezikuara në disa vende të Europës Juglindore dhe Qendrore në vitin 2020, veçanërisht në rrethanat e pandemisë COVID-19.
Raporti analizon mbi 60 shtete, mes tyre Bosnje dhe Herzegovinën, Serbinë dhe Kosovën.
Në Bosnjë, HRW vuri në dukje se në vitin 2020 pati shqetësimet serioze për të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë “lidhur me ndarjet etnike, diskriminimin dhe të drejtat e pakicave dhe azilkërkuesve”. Sa u takon emigrantëve, një problem i vazhdueshëm në vend, HWR pëmrendi rreth 3,500 refugjatë dhe emigrantë që jetojnë në kantonin veriperëndimor Una-Sana jashtë qendrave zyrtare, shumë prej tyre flenë në kushte të këqija. “Shqetësim në rritje është numri i fëmijëve të pashoqëruar ose të ndarë mes tyre, të mbetur pa qasje në strehim të përshtatshëm dhe shërbime të mbrojtjes së fëmijëve,” shtoi raporti.
Në Kosovë, raporti tha se diskriminimi ishte ende problem për komunitetet pakicë si komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. “Një studim gjithëpërfshirës për romët, ashkalitë dhe egjiptianët në Kosovë, i botuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në janar arriti në përfundimin se shumica e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve përballen me papunësi të madhe, strehim të keq dhe përvoja diskriminimi, veçanërisht gratë,” kujton raporti.
Dhuna në familje mbetet problem në Kosovë me një përgjigje joadekuate të policisë, me disa ndjekje penale dhe dështim të vazhdueshëm nga gjykatësit për të lëshuar urdhra ndalimi ndaj partnerëve abuzivë.
Në Serbi kishte përmirësim të kufizuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në në vitin 2020. Përpjekjet për të ndjekur penalisht krimet e luftës vazhduan të përqendroheshin tek autorët e nivelit të ulët. Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të vendosen dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë në institucione. Sulmet dhe kërcënimet ndaj personave lezbike, homoseksuale, biseksuale dhe transgjinore (LGBT) vazhduan.
Në të gjitha ato vende, presioni mbi mediat ka vazhduar. Organizatat lokale vazhduan të raportojnë sulme të shumta ndaj gazetarëve në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Raporti gjithashtu përmendi raste të gazetarëve në Serbi që janë rrahur ose nga policia ose nga qytetarët gjatë protestës së korrikut 2020 pasi ata e kishin identifikuar veten si gazetarë.
Këtu mund të lexoni raportin e plotë:
https://www.hrw.org/sites/default/files/media_2021/01/2021_hrw_world_report.pdf
Referencat nga faqja zyrtare e Ballkan Insight dhe Human Rights Watch