29 Nën Raporti i Monitorimit të Mbrojtjes për Migrimin për muajin tetor 2019
Praxis publikoi Raportin e Monitorimit të Mbrojtjes për Migrimin për muajin tetor 2019. Praxis vazhdoi të sigurojë ndihmë për refugjatët / migrantët, përmes informimit, mbështetjes psikosociale, orientimin për ndihmë të ofruar nga organizata / institucione të ndryshme ose duke mbuluar kostot e transportit në qendrat për azil dhe qendrat e pritjes.
Gjithsej 1995 refugjatë / migrantë të sapoardhur u informuan për situatën aktuale në Serbi dhe rajon, statusin ligjor dhe opsionet e mundshme ligjore (kërkimi i azilit në Serbi, ndihma për kthimin vullnetar në vendin e origjinës, mundësitë e ribashkimit të familjes jashtë vendit ose zhvendosja në një vend të tretë kur kjo është e mundur), akomodimin në qendrat e azilit (AC) ose qendrat e pranimit tranzit në Serbi, mjetet e transportit në qendrat e caktuara, të drejtat e tjera dhe shërbimet në dispozicion (kujdesi mjekësor, mbështetja psikosociale, ushqimi, NFI, seminaret e ndryshme për refugjatë / migrantë etj).
Raporti i Monotorimit të Mbrojtjes është në dispozicion në linkun e mëposhtëm:
Referencat nga faqja zyrtare e Praxis