25 Dhj Rekomandimet për kujdestarinë efektive për fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë në kontekstin e migrimit
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës më 11.12.2019 ka miratuar një Rekomandim për Shtetet Anëtare për kujdestarinë efektive për fëmijët e pashoqëruar dhe të ndarë në kontekstin e migrimit.
Migrimi i vë fëmijët, veçanërisht të pashoqëruar ose të ndarë nga prindërit e tyre, në një pozitë shumë të ndjeshme. Fëmijët janë të detyruar të ikin ose të migrojnë nga shtëpitë e tyre për arsye të ndryshme: të shpëtojnë nga konflikti, dhuna, me qëllim të bashkimit familjar, si rezultat i ndryshimeve në mjedis që prekin jetën e tyre, ose në kërkim të kushteve më të mira ekonomike, sociale ose kulturore. Një udhëtim i tillë rrit rrezikun e shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të tyre.
Kjo Rekomandim synon të sigurojë që të drejtat e fëmijëve të pashoqëruar dhe të ndarë dhe interesat e tyre më të mirë të respektohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane. Rekomandimi gjithashtu kërkon të sigurojë që kujdestaria të sigurohet në mënyrë efektive dhe të jetë e përshtatshme për të drejtat dhe nevojat specifike të fëmijëve në fjalë.
Disa parime thelbësore dhe udhëzimet zbatuese u drejtohen si vendimmarrësve ashtu edhe praktikuesve që punojnë për të siguruar mbrojtjen, pritjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve të pashoqëruar dhe të ndarë përmes kujdestarisë. Ato ofrojnë udhëzime specifike për të krijuar legjislacion, për të planifikuar politikat publike dhe masat institucionale. Parimet kanë për qëllim të sigurojnë qasje në drejtësi dhe mjete efektive juridike për këta fëmijë dhe për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin midis palëve të interesuara përkatëse, duke përfshirë nivelin ndërkombëtar.
Udhëzimet rekomandojnë miratimin e kornizave gjithëpërfshirëse ku kujdestarët emërohen pa vonesë, kontrollohen, kualifikohen dhe mbështeten në mënyrë adekuate gjatë gjithë mandatit të tyre nga një autoritet kompetent. Përmes mbledhjes së rregullt të të dhënave dhe masave të duhura institucionale, Shtetet duhet të sigurojnë që masat e kujdestarisë t’u përgjigjen nevojave ndryshuese, duke përfshirë situatat emergjente.
Qeveritë gjithashtu duhet të sigurojnë që fëmijëve t’u sigurohen informata dhe këshilla dhe që ata të kenë qasje në një mekanizëm të pavarur të ankesave dhe mjete juridike për të ushtruar të drejtat e tyre ose të veprojnë ndaj shkeljes së të drejtave të tyre.
Zbatimi i kësaj rekomandimi do të promovohet përmes Komitetit të Këshillit të Europës për të Drejtat e Fëmijëve (CDENF) i cili gjithashtu do të veprojë si forum i rregullt për shkëmbimin e praktikave të mira në forcimin e sistemeve të kujdestarisë vendore.
Rekomandimin mund ta gjeni këtu:
https://search.coe.int/cm/Pages/result_details.aspx?ObjectId=0900001680993db7
Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës