17 Kor Serbia i bashkohet Programit të Bashkimit Europian për të Drejta, Darazi dhe Shtetësi
Serbia u bë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor i cili iu bashkua Programit të Bashkimit Europian për të Drejta, Barazi dhe Shtetësi më 16 korrik 2018, kur Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Zoran Djordjevic, dhe shefi i Delegacionit të BE-së nënshkruan një marrëveshje për antarësimin e vendit në këtë program.
“Tani autoritetet, institucionet akademike dhe OJQ-të mund të aplikojnë me projekte dhe të marrin fonde për të drejtat themelore, mosdiskriminim dhe barazinë” tha Fabrizi pas ceremonisë së nënshkrimit.
Sipas kësaj marrëveshjeje, buxheti i këtij programi është më shumë se 439 milionë euro në formë grantesh. Programi ka për qëllim të promovojë, të mbrojë dhe të aplikojë të drejta të barabarta.
Ministria e Punës do të punojë së bashku me organizatat joqeveritare dhe autoritetet lokale në fushën e të drejtave dhe barazisë, në rrafshin e përfshirjes së romëve si dhe në luftën kundër dhunës dhe të gjitha formave të diskriminimit.
Programi merret me luftën kundër diskriminimit, racizmit, ksenofobisë e homofobisë, kundër formave të tjera të intolerancës, si dhe me promovimin e të drejtave të njerëzve me nevoja të veçanta, barazinë gjinore, parandalimin e dhunës kundër fëmijëve, grave dhe grupeve të tjera të rrezikuara. Programi gjithashtu ofron përvojën e nevojshme nga shtetet anëtare të BE-së për harmonizimin e plotë të legjislacionit dhe të praktikave të Serbisë me Acquis Communitaire të BE-së.
Burimi: Faqja e Qeverisë së Republikës së Serbisë, 16 korrik 2018.