22 Nën Shpërdorimi i të drejtës së kërkesës individuale
Në rastin Camelia Bogdan kundër Rumanisë (kërkesa nr. 32916/20) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka shpallur njëzëri kërkesën të papranueshme. Rasti kishte të bënte me procedurat disiplinore kundër një gjyqtareje që kishte rezultuar në pezullimin e saj nga detyra dhe publikimin e detajeve rreth rastit përpara Gjykatës.
Kërkuesja u ankua se procedurat disiplinore nuk kishin në përputhje me të drejtën e saj për qasje në gjykatë dhe me të drejtën e saj për respektimin e jetës së saj private.
Qeveria konsideroi se zbulimi i propozimit të zgjidhjes me marrëveshje nga ana e kërkueses kishte përbërë shkelje të rregullit që negociatat e zgjidhjes me marrëveshje duhet të ishin konfidenciale. Qeveria u mbështet në Nenin 39 (zgjidhjet me marrëveshje) të Konventës dhe Rregullin 62 § 2 (zgjidhja me marrëveshje) të Rregullores së Gjykatës. Kështu, Qeveria konsideroi se kërkuesja e kishte keqpërdorur të drejtën e saj për kërkesë individuale në kuptim të Nenit 35 § 3 (a) të Konventës.
Gjykata vuri në dukje se kërkuesja në këtë rast ishte këshilluar më 1 shtator 2021, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, lidhur me natyrën rreptësisht konfidenciale të negociatave të zgjidhjes me marrëveshje sipas Rregullit 62 § 2 të Rregullores së Gjykatës. Kësisoji ajo ishte e vetëdijshme për këtë kërkesë. Megjithatë, menjëherë pas njoftimit të rastit të saj te Qeveria e paditur, ajo kishte zbuluar:detajet e negociatave për zgjidhje me marrëveshje, duke përfshirë shumën e propozuar të shpërblimit në Gjykatën e Apelit të Clujit dhe te palët e treta. Pas emailit të kërkueses drejtuar Gjykatës së Apelit të Clujit, të dhënat e negociatave të zgjidhjes me marrëveshje, përfshirë kopjet e letrave dhe deklaratat shoqëruese të zgjidhjes me marrëveshje ngaGjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, ishin shfaqur në disa raporte mediale. Kërkuesja kësisoji kishte zbuluar të dhënat e negociatave të zgjidhjes në rastin e saj në regjistrin e Strasburgut
të gjykatës vendore në vazhdën e procedurave vendore të cilat ajo i kishte ngritur për ta mbrojtur reputacionin e saj, derisa përdorimi i informatave të tilla në procedurat e tjera kontestimore ishte i ndaluar.
Gjykata nuk u bind nga argumentet e kërkueses. Gjykata arriti në përfundimin se zbulimi i pjesëve të caktuara të negociatave për zgjidhjen me marrëveshje në një gjykatë vendore dhe te një palë e tretë shkeli parimin e konfidencialitetit të përcaktuar nga Neni 39 § 2 i Konventës dhe Rregullit 62 § 2 të Rregullores dhe se, në rrethanat e këtij rasti, sjellja e saj kishte përbërë keqpërdorimin e së drejtës së kërkesës individuale në kuptimin e Nenit 35 § 3 (a) të Konventës.
Për rrjedhojë, Gjykata e shpalli kërkesën të papranueshme.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut