20 Maj Shqetësimet e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në lidhje me projektligjet serbe në lidhje me burgimin e përjetshëm
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatović, paralajmëron Serbinë të sigurohet që projektligji i tij në lidhje me burgimin e përjetshëm të jetë në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut
Në një letër drejtuar Ministres së Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburović, botuar më 15.05.2019, Komisionerja u bën thirrje autoriteteve të rishqyrtojnë “projektligjin e Tijanës” i cili parasheh dënimin me burgim të përjetshëm pa mundësi për lirim me kusht për persona të dënuar për disa nga krimet më të rënda.
Ndonëse Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk e ndalon dënimin me burgim të përjetshëm, ajo kujton se që dënimi i përjetshëm të jetë në përputhje me Nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila është e detyrueshme për Serbinë, ai duhet të jetë i reduktueshëm, ose me fjalë të tjera – duhet të ketë gjasa për lirimin e të burgosurit dhe mundësi të rishikimit të dënimit. Komisionerja gjithashtu paraqiti shqetësime në lidhje me vendimin e autoriteteve për të mos mbajtur debat publik në lidhje me projektligjin dhe i inkurajon ata ta bëjnë këtë.
“Autoritetet serbe duhet të sigurojnë që kjo apo ndonjë iniciativë e ardhshme legjislative e këtij lloji të jetë në përputhje të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Komisionerja.
Këtu mund të lexoni letrën e Komisioneres:
https://rm.coe.int/letter-to-nela-kuburovic-minister-of-justice-of-serbia-by-dunja-mijato/168094720c
Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës