U publikua raporti nga konferenca “Të drejtat ekonomike dhe sociale të personave të zhvendosur me dhunë gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi”

Konferenca e cila u mbajt në Kuvendin e Bosnjës e Hercegovinës në qershor të vitit 2017 ofroi mundësinë që të vlerësohet progresi i arritur për sa i takon aplikimit të të drejtave ekonomike dhe sociale në kuadër të Procesit të Sarajevës si dhe për të analizuar idetë për përmirësime të mëtutjeshme të kushteve të jetës së personave të zhvendosur nga rajoni duke u mbështetur në të drejtat e parapara me Kartën Sociale Europiane.

Në rajon, strehimi është identifikuar si çelës i zgjidhjes së qëndrueshme, derisa Programi Rajonal i Bamimit duket të jetë mënyra më e mirë e zgjidhjes jo vetëm për refugjatët por edhe për personat e zhvendosur brenda vendit. Një element tjetër i rëndësishëm i zgjidhjeve të qëndrueshme ishte se banimi gjithashtu duhet t’i kontribuojë krijimit të sërishëm të të ardhurave për jetesë, që personat e zhvendosur përsëri të jenë të vetëqëndrueshëm.

Gjatë konferencës zyrtarët publikë, UNHCR-ja, Ombudsperoni dhe OJQ-të përmendën shumë zhvillime pozitive nga vendet e rajonit. Është vënë re interesimi i shoqërisë civile për ta përdorur Kartën Sociale Europiane, sidomos përmes mekanizmit të ankesave kolektive apo përmes dorëzimit të “raporteve në hije” tek Këshilli Europian për të Drejtat Sociale. Por gjithashtu u përmend fakti se Karta Sociale Europiane ofron frymëzim dhe aspirata për punën e Ombudsperonave në rajon. Andaj, si përfundim, u theksua se Karta Sociale Europiane ofron kornizë të dobishme për aktivitete të mëtejme për sigurimin e të drejtave sociale të personave të zhvendosur brenda vendit.

Këtu mund ta gjeni raportin: https://rm.coe.int/report-conference-idps-sarajevo/16808c8ed0

Referencat nga uebfaqja zyrtare e Këshillit të Europës.