18 Kor Vendimi i ri në favor të martesës homoseksuale
Gjykata bullgare ka njohur martesën homoseksuale për herë të parë në historinë e këtij vendi. Gjykata vendosi në favor të dy lesbikeve të cilat donin të jetonin së bashku si çift i martuar.
Çifti Cristina Palma nga Australia dhe Mariama Diallo u martuan në Francë në 2016. Çifti u vendos në Bullgari pas një kohe të shkurtër. Cristina Palma nisi procedurat ligjore pasi u refuzua kërkesa e saj për leje qëndrimi, për shkak të faktit se ishte e martuar me një shtetase të BE-së.
Cristina Palma pastaj dorëzoi një padi për shkak të refuzimit të lejes, të cilën e fitoi më 29 qershor, kur gjykata në Sofia vendosi në favor të saj. Kjo gjykatë tha se vendimi i saj duhet të jetë në linjë me vendimin e fundit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë në një rast të ngjashëm në Rumani (Relu Adrian Coman dhe të tjerët kundër v Inspectoratul General pentruImigrӑri dhe të tjerët, vendimi nr. C-673/16, 05.06.2018). GjED-ja konstatoi se shtetet e BE-se nuk do ta pengojnë lirinë e qëndrimit të një shtetasi të BE-së duke refuzuar t’i jepnin leje qëndrimi bashkëshortit të gjinisë së njëjtë, shtetas i një vendi jashtë BE-së.
Legjislacioni bullgar ende i ndalon çiftet homoseksuale të martohen e të adoptojnë fëmijë. Kodi Penal i Bullgarisë gjithashtu nuk e njeh krimin e urrejtjes në bazë të homofobisë dhe transfobisë, por ky vendim u dha shpresa advokuesve LGBTI në Bullgari.
‘Ky është lajm i mirë për lëvizjen LGBTI që lufton për njohje ligjore në Bullgari’, tha Veneta Limberova, kryesuese e organizatës rinore LGBTI Deystvie.
Bullgaria është një prej shteteve anëtare të BE-së – së bashku me Poloninë, Rumaninë, Lituaninë dhe Letoninë – qe ligjërisht nuk i njohin marrëdhëniet homoseksuale.
Burimi: Australian SBS news.