Rasti i Sinjalizuesit serb

Platforma e Këshillit të Europës për promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve prodhoi alarm në 21 nëntor të vitit 2019 pas arrestit shtëpiak të sinjalizuesit serb Aleksandar Obradović, me kategorinë “Akte të tjera që kanë efekte frenuese në lirinë e mediave”.

Alarmi raportoi se që nga nëntori i vitit 2018, disa artikuj nga Arms Watch, e përjavshmja NIN dhe Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hulumtues (BIRN) pretendonin përfshirjen e Branko Stefanović, babait të Ministrit të Brendshëm Nebojša Stefanović, në tregtinë e armatimit “Krušik” nga ndërmarrja private GIM. 

Alarmi njoftonte gjithashtu se më 18 shtator 2019 u arrestua Aleksandar Obradović, asistent blerës në fabrikën shtetërore të armëve Krušik në Valjevo i cili kishte lëshuar informacione në media duke ekspozuar që GIM-it i ishte dhënë trajtim i privilegjuar në marrëveshjet e armëve në kurriz të “Krušik”-ut dhe prodhuesve të tjerë të armëve shtetërore. Prokurori i Qarkut të Beogradit nisi një hetim penal me akuzën e zbulimit të sekreteve të biznesit, dhe më 20 shtator 2019, Gjykata e Lartë në Beograd urdhëroi arrest shtëpiak të z. Obradović.

Referencat nga uebfaqja e Këshillit të Europës: https://www.coe.int/en/web/media-freedom/detail-alert?p_p_id=sojdashboard_WAR_coesojportlet&p_p_lifecycle=0&p_p_col_id=column-1&p_p_col_pos=1sp

Tags:
,