Bashkëpunimi ndërmjet Rrjetit të Gjykatave Supreme (SCN) dhe Këshillit të Evropës

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka qenë pritëse e Forumit të Dytë të Pikave Kyçe të Rrjetit të Gjykatave Supreme (SCN) i cili u mbajt më 8 qershor 2018. 63 përfaqësues nga 59 gjykata anëtare dhe 33 shtete kanë qenë pjesë e një programi ditor, duke shënuar kështu pjesëmarrje edhe më e madhe krahasuar me Forumin e vitit të kaluar.

SCN-ja lindi nga dëshira për të hapur një dialog më të strukturuar dhe më efektiv ndërmjet Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatave Supreme nacionale, dialog i cili përqëndrohet në shkëmbimin e njohurive rreth praktikave gjyqësore të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) dhe çeshtjeve të ndërlidhura me to. SCN-ja u mundëson gjykatave supreme nacionale të kenë pika kontakti me Gjykatën e Strasburgut përmes së cilave informacionet mbi prakikat gjyqësore të Konventës mund të sigurohen nën mbikëqyrjen e Jurisconsult-it. Që nga themelimi në tetor të vitit 2015, rrjeti është rritur shumë shpejt. Deri në qershor të vitit 2017, kur u mbajt Forumi i parë i Pikave Kyçe të SCN-së, ishin 54 gjykata anëtare nga 32 shtete.  Një vit më vonë, anëtarësia ka arritur në 68 gjykata nga 35 shtete.

Mikhail Lobov, Shef i Departmanetit të Politikave të të Drejtave të Njeriut dhe Bashkëpunimit të Këshillit të Evropës i është drejtuar Forumit duke përmendur përgjegjësinë e Gjykatës së Strasburgut dhe të gjykatave nacionale për zbatimin e ECHR-së.  Ai ka theksuar rëndësinë e projekteve bashkëpunuese të Këshillit të Evropës që synojnë gjyqësorin për të siguruar zbatimin efektiv të ECHR-së. Për më tepër, ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme nga Gjykata e Strasburgut si dhe nga gjykatat nacionale, siç u pa me dy shembuj të mirë për të cilat duhen mobilizuar burime të tjera:

  • Bashkëpunimi më i madh me Help-in (Programi Europian për Edukimin në të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë).
  • Bashkëpunimi me gjykatat supreme për harmonizim, i cili filloi me organizimin e Konferencës së Athinës në vitin 2017 që mundësoi shkëmbimin e praktikave të mira të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatave dhe departamenteve që merren me praktikat gjyqësore.

Mikhail Lobov në fund tha se përkundër sfidave me të cilat përballet Këshilli i Evropës, burimet shtesë duhen mobilizuar për ta mbështetur Help-in dhe përpjekjet për harmonizimin e praktikave gjyqësore.

Këtu mund të gjeni listën e pjesëmarrësve:

https://www.echr.coe.int/Documents/SCN_Forum_08June2018_Participants_List_ENG.pdf si dhe fjalimin e Mikhail Lobov: Speech by Mikhail Lobov, Head of Human Rights Policy and Co-operation Department, Directorate General Human Rights and Rule of Law (DGI), Council of Europe.

Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Evropës.