18 Maj Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut kundër Rusisë
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur shkelje të Konventës në rastin Navalnyy kundër Rusisë (32963/16). Në këtë rast, kërkuesi i ka kërkuar Shërbimit Federal të Migrimit t’i lëshojë pasaportë udhëtimi. Aplikimi i tij u refuzua duke u bazuar në faktin se ai ishte dënuar në dy raste dhe kishte dy dënime të cilat ende nuk kishin përfunduar. Megjithatë, procedurat penale kundër kërkuesit tashmë kishin mbaruar dhe ai nuk ishte privuar nga liria. Duke marrë parasysh se gjykatat ruse nuk kishin shpjeguar se cilat karakteristika specifike të karakterit të tij i kishin bërë të besonin se ndalimi i udhëtimit do të ndihmonte rehabilitimin e tij, apo në cilat elemente faktike e kishin mbështetur konkluzionin e tyre se këtu përfshihej interesi publik, ka pasur rrjedhimisht shkelje të Nenit 2 të Protokollit Nr. 4 të Konventës (liria e lëvizjes).
Gjykata gjithashtu ka gjetur shkelje në dy raste të tjera me çështje të përsëritura. Në rastin Ibrogimov kundër Rusisë (32248/12) Gjykata ka konstatuar shkelje të Nenit 14 të Konventës, së bashku me Nenin 8 (ndalimi i diskriminimit me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare) në lidhje me dëbimin e të huajve me virusin HIV. Në rastin tjetër, Tarkhanov kundër Rusisë (40151/14) Gjykata ka gjetur shkelje të nenit 5 § 5 të Konventës (e drejta për liri dhe siguri) për shkak të mungesës së kompensimit për lloje të caktuara të ndalimit të paligjshëm.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.