27 Nën Raporti “Dy shkolla nën një çati”
Misioni i OSBE në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) paraqiti një raport të titulluar “Dy shkolla nën një çati”: Shembulli më i dukshëm i diskriminimit në arsim në Bosnjë dhe Hercegovinë, më 3 dhjetor 2018 në Sarajevë.
Ky raport adreson praktikën e “dy shkollave nën një çati” si manifestimi më i dukshëm i diskriminimit në sistemin arsimor të vendit, dhe përfshin rekomandime për të avancuar vizionin e një Bosnje të qetë, të stabilizuar dhe multi etnike.
Praktika e “dy shkollave nën një çati” solli në një ndërtesë të vetme fëmijë të etnive të ndryshme, të cilët më parë mësonin veç e veç.
“Ky raport përshkruan disa hapa praktikë që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund diskriminimit dhe ndarjes në arsim”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë Bruce G. Berton. “Hapat përfshijnë dialogun politik, rritjen e ndërveprimit midis fëmijëve, zbatimin gjithëpërfshirës të Kurrikulës së Përbashkët Bërthamë të bazuar në rezultatet e të nxënit të nxënësve, respektimin e vendimeve të gjykatave dhe unifikimin ligjor dhe administrativ të shkollave, që ne e shohim si fillim pozitiv drejt dhënies fund të “dy shkollave nën një çati”.
Sot, “dy shkolla nën një çati” kemi në 56 shkolla në BiH. Këtu përfshihen shkollat fillore dhe shkollat e mesme – shkollat e degëve dhe ato qendrore. Ato dallojnë për nga karakteristikat, madhësia dhe vendndodhja e tyre.
Raportet mund t’i gjeni në: https://www.osce.org/mission-to-bosnia-and-herzegovina/404990
Referencat nga faqja zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)