01 Shk Shkelja e të drejtës së privatësisë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme personale
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur njëzëri se ka pasur shkelje të Nenit 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në rastin Catt kundër Mbretërisë së Bashkuar (parashtresa nr. 43514/15, 24.01.2019).
Rasti kishte të bënte me ankesën e parashtruesit për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave të tij personale në një bazë të dhënash të policisë. Më konkretisht, parashtruesi i dorëzoi një kërkesë policisë sipas Aktit të Mbrojtjes së të Dhënave 1998, për informata që kishin lidhje me të. Informacioni ruhej në databazën e policisë në lidhje me “ekstremizmin lokal”. Rubrikat zakonisht përfshinin emrin e tij, praninë në ngjarje, datën e lindjes, adresën, dhe nganjëherë edhe dukjen e tij. Në gusht 2010 parashtruesi kërkoi nga Asociacioni i Shefave të Policisë (“ACPO”) t’i fshinte rubrikat ku përmendej ai, por ACPO-ja refuzoi të bënte diçka të tillë.
Duke u bazuar në nenin 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare, shtëpinë dhe korrespondencën), z. Catt u ankua për ruajtjen e të dhënave të tij personale nga ana e policisë.
Gjykata gjeti në veçanti se të dhënat e ruajtura lidhur me parashtruesin kishin të bënin me pikëpamjet e tij politike dhe se një informacion i tillë kërkonte mbrojtje të veçantë. Gjykata gjithashtu kishte parasysh moshën e z. Catt, (ai tani është 94 vjeç), dhe fakti se ai nuk kishte histori ose gjasa për kryerjen e akteve të dhunës. Ndërsa grumbullimi i informacionit për të ishte justifikuar, ruajtja e tyre nuk arsyetohej, sidomos për shkak të mungesës së masave mbrojtëse, siç janë afatet kohore. Prandaj, në këtë rast kishte pasur shkelje të Konventës.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut